Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se priste që gjuha e përdorur dhe mesazhet nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të ishin më konstruktive, por tha se një gjuhë e tillë e diplomatëve serbë nuk ka ndryshuar që nga vitet e ’90-ta.

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, ka thënë se tendenca e Serbisë për të “heroizuar” krimet që kjo e fundit i ka kryer gjatë luftës në Kosovë, është një element si pasojë e së cilit, do pengohet progresi me Serbinë.

“Serbia edhe 23 vjet pas luftës nuk ka bërë as hapin fillestar nga e kaluara shumë e hidhur për rajonin tonë. Një tendencë e tillë për të heroizuar krimet e së kaluarës është diçka që e shoqëron në vazhdimësi jo vetëm politikën e jashtme, por edhe politikën e Serbisë”, ka thënë Gërvalla për RTV Dukagjinin, duke shtuar se në këtë drejtim nuk pret progres me Serbinë.

Gërvalla, e cila pas pjesëmarrjes në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë që shpresonte se ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, të ishte më i kontrolluar në gjuhën e përdorur gjatë seancës dhe më konstruktiv në përcjelljen e mesazheve.

Ajo ka thënë se gjatë takimeve me ambasadorët e vendeve aleate, bota demokratike e ka vlerësuar Kosovën për seriozitetin që kjo e fundit ka treguar në raport me situatën Ukrainë-Rusi.

Gërvalla tha se “Serbia kur po dështon me politiken dhe propagandën e saj kundër Kosovës në Bruksel apo dhe në forumet e tjera ndërkombëtare, ajo nuk zgjedh rrugë për ta dobësuar pozicionin e Kosovës në tavolinë”.

Ajo tregoi tutje se në rastin e Dick Marty-t, u pa shumë qartë se ”Serbia për të akuzuar shqiptaret është gatshme të bëjë gjithçka”.

Sipas të parës së diplomacisë kosovare, Kosova do të angazhohet fuqishëm me “partnerët që të gjejë një zgjidhje sa me të shpejte e cila është e nevojshme edhe për rajonin tonë”.

Për pozicionin e Kosovës, sipas Gërvallës, institucionet dhe udhëheqësit e vendit janë parimorë dhe me argumente, të cilat për bazë i kanë faktet. /RTV Dukagjini

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Lushaku: Mesazhi i Merkelit për Serbinë ishte se s’ka anëtarësim në BE pa e zgjidhur çështjen me Kosovën

“Nuk ka anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian pa e zgjidhur çështjen…

Tronditën maqedonasit: Në Maqedoni jetojnë 47 % shqiptarë

Më në fund shpaloset e vërteta e madhe, shqiptarët në Maqedoni jo…

Zbulohet mozaiku i figurës së Agim Ramadanit në kazermën e FSK-së në Gjilan

Në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, është zbuluar sot…

Trupat ruse po rigrupohen për të sulmuar në Donbas

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Sergey Nikoforov, ka dhënë disa detajet…

Protugjer: “Gruevski më përmendi se ka blerë tokë 10 mijë metra katrorë në Vodno”

Martin Protugjer, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski…