Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, ka deklaruar se është i shqetësuar për polarizimin politik në rritje, veçanërisht në Kuvend, dhe u bëri thirrje “grupeve të ndryshme politike të ulen dhe të thonë – po, ne nuk pajtohemi për shumë gjëra, por jemi dakord për interesat shtetërore. Ne jemi dakord për agjendën e BE-së dhe se ne duam të ecim përpara”.

Ai gjithashtu tha se duhet të ketë më pak përdorim të flamurit europian për të shkurtuar debatin, por edhe se zgjidhjet ligjore nuk duhet të bllokohen vetëm sepse mund të bllokohen.

Ambasadori i BE-së në vend është inkurajuar nga dinamika e re në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, por thotë se nuk dëshiron të hyjë në “lojë datash” se kur do të bëhet zhbllokimi i procesit të anëtarësimit në BE.

“Ajo që kemi parë në muajt e fundit, nga janari e në vazhdim, është një dinamikë e re në marrëdhëniet me Bullgarinë. Ka grupe pune, duke intensifikuar kontaktet, gjë që është shumë inkurajuese. Kjo është mirë, kjo është pozitive, ne duam që të vazhdojë, të ruajmë “momentumin” që këto çështje të tejkalohen dhe më pas të hapen negociatat për anëtarësim sa më shpejt”, tha ambasadori i BE-së.

Ai vlerësoi udhëheqjen e vendit për qëndrimin e qartë në solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, duke demonstruar jo vetëm përkushtim ndaj udhëzimeve të BE-së dhe duke u përafruar me sanksionet e BE-së, por gjithashtu duke bërë një zgjedhje shumë të qartë morale.

Ai thekson se ngjarjet në Ukrainë kanë treguar edhe një herë se çfarë do të thotë perspektiva evropiane, e cila, sipas tij, ofron shpresën më të mirë për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

A do ta ruajë Ohri statusin e qytetit të mbrojtur nga UNESCO? Komisioni mban mbledhjen e dytë!

Komisioni Kombëtar për UNESCO shqyrtoi dhe dha mendimin mbi Projekt Raportin për…

Omicron shkakton 50% më pak shtrime se Delta

Ekspertët: Pandemia mund të marrë fund këtë vit Një studim i kryer…

MSH: 206.013 të vaksinuar, 38.505 të rivaksinuar

MSH-ja njofton se numri I qytetarëve që janë paraqitur për t`u vaksinuar…

Kush do të drejtojë aeroportin në Kabul pasi të largohen forcat amerikane?

Kush do të drejtojë në fund aeroportin në Kabul pasi forcat amerikane…