Euroambasadori në Maqedoninë e Veriut, David Geer theksoi se të dyja palët, edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria duhet të përpiqen të zhvillojnë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

“Nevojiten përpjekje dhe ndërmarrje të obligimeve nga të dyja palët që të zhvillohen marrëdhëniet pozitive dhe të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje për ta zbatuar Marrëveshjen për fqinjësi tv mirë që të zbatohet me vullnet dhe të përfitojnë të dyja palët”, tha euroambasadori Geer.

Ai theksoi se të gjitha vendet kanë interes nga marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndihmon ekonominë, krijon vende të reja të punës dhe po ashtu zhvillohet kultura dhe e gjithë shoqëria.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është që të gjitha palët duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur me qëllim që të krijohet atmosfera që këto marrdhënie të jenë më produktive dhe më të dobishme”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Përzgjidhet fotografia zyrtare e presidentes Vjosa Osmani

Në përputhje me Protokollin e Shtetit, është përzgjedhur fotografia zyrtare e Presidentes…

Forcat ruse zhvendosen në lindje të Ukrainës

Ukraina dhe Rusia po zhvendosin forcat e tyre ushtarake në rajonin lindor…

Gjendet makina, vazhdojnë kërkimet për shoferin e aksidentuar në Zhelinë

Pas kërkimeve disa orëshe, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur ta…

Alarme të reja për bomba në dy shkolla në Shkup

Alarme të reja për bomba të vendosura sot ka në dy shkolla…