Një shpërthim i madh ka goditur një tubacion gazi në rajonin Pasvalys të Lituanisë veriore, pranë kufirit me Letoninë.

Imazhet e transmetuara nga mediat lokale treguan flakët që ndriçonin qiellin e natës, por zyrtarët thonë se nuk ka pasur lëndime të shkaktuara nga shpërthimi.

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Artis Pabriks, shkroi në Twitter se shkaku i incidentit do të hetohej dhe tha se sabotimi nuk mund të përjashtohej.

Por operatori i tubacionit tha se nuk besonte se shpërthimi ishte i dyshimtë.

“Sipas vlerësimit fillestar, ne nuk shohim ndonjë shkak malinj, por hetimi do të mbulojë të gjitha opsionet e mundshme. Ne nuk shohim shenja të ndonjë ndikimi të mundshëm nga jashtë”, u tha gazetarëve shefi ekzekutiv i Amber Grid, Nemunas Biknius, shkruan BBC.

Biknius tha se tubacioni – i cili u ndërtua në vitin 1978 – i është nënshtruar disa punëve të mirëmbajtjes së fundit dhe se zyrtarët do të përpiqen të përcaktojnë nëse kjo ka kontribuar në shpërthim.

“Të gjitha arsyet do të hetohen dhe sqarohen në ditët në vijim” tha Biknius.

Ai shtoi se furnizimi me gaz në tubacion ishte ndërprerë dhe se pret që zjarri të shuhet në orët në vijim. Nga Amber Grid deklaruan se shpërthimi kishte ndodhur “larg nga çdo ndërtesë banimi” dhe se tubacioni përbëhet nga dy sisteme paralele, e që shpërthimi ndodhi në njërin prej tyre dhe tjetri ishte i padëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

7 dhe 8 shtator raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi

Raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi do të mbahet më…

Disa liderë të BE-së janë të gatshëm t’i japin aeroplanë Ukrainës, pretendon Zelensky

Disa liderë të Bashkimit Evropian kanë thënë se janë të gatshëm t’i…

Kroacia nga nesër i bashkohet Eurozonës

Nga 1 janari, Kroacia do të bëhet vendi i fundit që do…

Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Malisheva

Mbrëmë në orët e vona ka vdekur veterani i UÇK-së, Brahim (Isuf)…

Erdogan kërkon dënim me vdekje për personat që po shkaktojnë zjarre të qëllimshme në Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan propozoi sot vendosjen e dënimit me vdekje…