Kryeqyteti ukrainas, Kievi, vijon të jetë i paprekur nga ushtria ruse dhe kontrollin e kanë forcat ukrainase.

Këtë gjë e konfirmon edhe korrespondenti i BBC në Kiev, James Waterhouse, i cili thotë se qyteti është aq i qetë sa mund të dëgjosh erën që fryn.

Ai ndodhet pranë qendrës së qytetit dhe tregon se gjithçka është shumë e qetë.

Prapa meje, në katedralen e Shën Sofisë mbahet një meshë e organizuar nga krerët e kishës. Presidenti Zelensky ka mbajtur një fjalim dhe foli për Ukrainën që është me bashkuar se kurrë gjatë 7 ditëve të fundit se sa ka qenë në 30 vite. Ai foli për sulmin me raketa në antenën e televizionit”, tregon gazetari i BBC duke raportuar nga Kievi.

“Por këtu është një qetësi e pakëndshme, nëse kemi parasysh atë që po shohim në Kharkiv dhe avancimin e trupave ruse drejt jugut. Qytetet kyçe të Ukrainës, me përjashtim të Khersonit, po përballen gjithnjë e më shumë e avancimin rus, por për momentin po rezistojnë”, vijon raportimi nga kryeqyteti ukrainas i korrenspondetit të BBC. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Të paktën 9 të vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm në një hotel të Kubës

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur të premten, pasi një…

Kurti: Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë

Kryeministri Albin Kurti foli për dy vendimet që qeveria miratoi për mbështetje…

Prokuroria bullgare thotë se 44 persona u gjetën të vdekur në autobus, jo 45

Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka thënë, se 44 trupa të djegur…

Dodik del jashtë kontrollit: Jam krenar që i kam mbrojtur Karaxhiqin dhe Mlladiqin

Sot, njeriu i parë i SNSD-së, Milorad Dodik, vlerësoi lëvizjet e turpshme…

Gjysmë milion të vaksinuar në Shqipëri, njoftoi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar, se numri i të vaksinuarve…