Gazetari amerikan Evan Gershkovich është paraqitur në gjykatë në Moskë për të apeluar kundër ndalimit të tij.

Ai u arrestua në qytetin e Yekaterinburgut ndërsa punonte për gazetën Wall Street Journal (WSJ) dhe u akuzua për spiunazh.

Ambasadorja e SHBA në Rusi, Lynne Tracy ishte e pranishme në sallën e gjyqit.

Gershkovich, 31 vjeç, u arrestua më 29 mars. Ai mund të përballet me 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor për spiunazh.

Rusia pretendon se ai po përpiqej të merrte informacione të klasifikuara të mbrojtjes për qeverinë amerikane, raporton BBC.

Me arrestimin e tij është hera e parë që Moska akuzon një gazetar amerikan për spiunazh që nga koha sovjetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shefi i EULEX-it: Me veprimet karshi Ukrainës, Kosova po dëshmon se ku e ka vendin

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) sot…

Shkëmbime zjarri, arrestime: Tensione mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Gjeopolitika e viteve të fundit ka njohur konflikte të panumërta të Koresë…

Deputetja Smileska me koronavirus

Keti Smileska nga radhët e LSDM ka rezultuar e sëmurë nga koronavirusi.…

Adem Zogjani dërgohet në Hagë

Adem Zogjani, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…

“Boll më”: Shqiptarët po plaçkiten, paguajnë 5 herë fatura më të shtrenjta të rrymës se të tjerët (VIDEO)

Aktivistët e organizatës qytetare “Boll më” kanë akuzuar ndërmarrjen EVN, MEPSO dhe…