Pershendetje per të gjithë shqiptarët kudo qe ndodhen.
Ne,Gardianët e Kombit ju urojmë një fushatë të qetë elektorale.
Duke marrur parasysh gjendjen e mjeruar të Kombit tonë në pergjithsi,vuajtjet e mjerimet po rriten edhe më shumë nga pa pergjegjsia e politikave të gabuara.Tokat tona që i lamë me gjak,po zbrazen çdo ditë e më shumë.Të rinjët tonë po ikin,duke boshadisur Iliridën tonë.
Hallet dhe lufta per mbijetesë,po i detyron që të marrin rrugët e botës.Ne si grup i vendosur ne mbrojtje të trojeve tona shqiptare,ju bejmë thirrje popullit që të bëj fushatë të qetë dhe të vendosin vet për fatin e tyre.
Ne Gardianët nuk do të bëjmë thirrje publike se cila parti duhet votuar.E dijmë té gjithë që secila parti politike,ka njerëz të pergjegjshëm dhe të papergjegjshëm.Çdo parti ka platformat e veta duke perfshirë të mirat dhe të metat.Per ne është me rendesi të jet një fushatë e qetë dhe demokratike duke u respektuar vullneti i popullit.Nuk duhet harruar se Kosova êshtë e vogël për tu ndarë në copëza.Gjithashtu nuk duhet harruar se Sërbisë nuk i mjafton vetëm taksa.
Mos harroni se cilado parti që e merr drejtimin e shtetit,duhet të merret seriozisht me shqiptarët në Iliridë dhe në pjesët tjera ku quhemi pakicë.Politika e të gjithë shqiptarêve duhet bashkuar që të avancohen të drejtat e Kombit në pergjithsi.
Lavdia ju takon dëshmorëve.
Rroftë e qoftë gjithmonë Shqipja jonë.
Me respekt dhe shpresë per ditë më të mira-
Gardianët e Kombit