Grupi i shtatë ekonomive të përparuara do t’i vendosin më shumë sanksione Rusisë për të ndaluar pushtimin e saj në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të arrijë sot në Hiroshima dhe do të marrë pjesë në samit të dielën, duke iu bashkuar një sesioni me liderët e G7-ës dhe vendet e kontaktit me fokus paqen dhe sigurinë. Ai do të mbajë edhe një takim dypalësh me kryeministrin japonez.

Ai do të përpiqet që të nxit aleatët për të zbatuar masa më të ashpra kundër makinerisë luftarake të Vladimir Putinit.

Rusia është tani vendi më i sanksionuar në botë, por pyetjet janë ngritur në lidhje me efektivitetin e tyre, raporton skynews.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel tha se janë duke hartuar një plan për t’i mbyllur zbrazëtirat dhe sanksionet të jenë të dhimbshme për Rusinë, jo për vendet që i zbatojnë ato.

Michel tha se BE-ja prej 27 vendesh ishte e përqendruar në “mbylljen vrimave të zbrazëtirave dhe ndalimin e furnizimit të makinerisë luftarake të Rusisë “.

Aktualisht është duke u punuar në një plan për të kufizuar tregtinë e diamanteve ruse, të cilën gjatë ditës së djeshme e ka bërë Britania e Madhe. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Opozita paralajmëron shumicë të re në Kuvend

Lideri i VMRO DPMNE-së Hrisitijan Mickoski insiston për zgjedhje të parakohshme parlamentare,…

Sulmohet punonjësja në Spitalin e Kumanovës

Të enjten herët në mëngjes, një 38-vjeçar nga Kumanova ka sulmuar një…

Filipçe: Pacientët e lënduar të premten do të transportohen në Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në mëngjes ka biseduar me Ivan…

Tetova shpall Rifat Jasharin “Qytetar Nderi”

Komuna e Tetovës, ka shpallur dy ditë më parë “Qytetar Nderi” Rifat…

Punonjësit e Postës së Maqedonisë në grevë, njëra prej arsyeve vonesa e pagave

Punëtorët e Postës së Maqedonisë sot kanë mbajtur grevë para kompanisë, ndërsa…