Qeveria japoneze iu afrua më shumë rritjes së dënimit penal ekzistues për fyerjet në internet, me një ndryshim të propozuar në kodin penal të Japonisë, që kaloi një seancë plenare të dhomës së lartë, sipas Kyodo News.

Dënimi aktual për fyerjen e dikujt në Japoni është më pak se 30 ditë burg dhe një gjobë deri në 10 mijë jen, afërsisht 75 dollarë.

Ligji i ri do të rriste dënimin në jo më shumë se një vit burg dhe një gjobë deri në 300 mijë jen, afërsisht dymijë e 200 dollarë. Ai gjithashtu do të zgjaste parashkrimin nga një vit në tre vjet.

Mbështetja për ndryshimin e ligjit, filloi të krijohej në Japoni pas vetëvrasjes së 22-vjeçares profesioniste dhe yllit të reality show, Hana Kimura, e cila vrau veten në maj 2020, pasi u ngacmua në internet.

Ajo mori qindra komente në rrjetet sociale, duke përfshirë disa që e inkurajuan në

mënyrë eksplicite të bënte vetëvrasje.

Autoritetet akuzuan dy burra në Japoni për fyerje të Kimurës në internet. Dy burrat morën secili gjobë prej nëntëmijë jen, rreth 68 dollarë, sipas Kyodo News.

Mbështetësit e Kimura-s dhe familjes së saj, menduan se dënimi i meshkujve ishte shumë i butë. Zyrtarët japonezë u zotuan të avancojnë legjislacionin që trajton këtë çështje jo shumë kohë pas vdekjes së saj, sipas CNN.

Propozimi për të rritur dënimin penal për fyerje nxiti debat në qeveri mbi tensionin midis fjalës së lirë dhe gjuhës fyese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fitore e bindshme e Orban në Hungari, siguron mandatin e katërt

Viktor Orban ka siguruar mandatin e tij të katërt si kryeministër hungarez.…

Hyrja në vend me test negativ të Covid-19

Qytetarët që hyjnë në Maqedoni nuk kanë pse të shkojnë në karantinë…

Moti ekstrem në Kanada, pas temperaturave të larta nisin zjarret

Kanadaja prej ditësh po përballet me një valë të nxehti. Temperaturat e…

VIDEO / Momenti kur vdes Rrahman Morina

Rraman Morina ishte figura më kontraverse në fund të viteve të 80-ta…

Kryebashkiaku i Mariupolit: Bombardimet nuk ndalen, nuk mund të gjejmë të plagosurit

Qyteti i Mariupolit në Ukrainën juglindore është goditur nga grantimet e shumta…