Një pjesë e institucioneve shtetërore, furnizimet e të cilave u kontrolluan nga revizorët, ishin me kërkesë të Komisionit Antikorrupsion. Sipas informatave që siguroi Alsat, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka mbikëqyrur në mënyrë aktive të gjitha furnizimet lidhur me pandeminë. Pas dyshimeve të tyre, janë dorëzuar dokumente deri te revizorët për hetim më të hollësishëm. Madje 88% e furnizimeve janë bërë pa tender, ndërsa nga buxheti janë shpenzuar rreth 7 milion euro. Nga Antikorrupsioni na njoftuan se do të fillojnë procedurë për këtë rast.

Një pjesë e rezultateve që janë publikuar në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit për kontrata të lidhura pa shpallje publike janë dorëzuar nga ana jonë. Ne do të veprojmë sipas rezultateve të Revizionit – njoftojnë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Në raportin e Revizionit thuhet se pothuajse 90 % e kontratave të 19 institucioneve shtetërore me kompani të caktuara janë lidhur pa shpallje publike sepse, sipas pretendimeve të tyre, kanë pasur nevojë urgjente për gjërat që kanë blerë.

Në mungesë të përcaktimit të saktë të kritereve për “urgjencën” e furnizimeve dhe llojit të mallrave, shërbimeve dhe punëve që mund të furnizohen në kohë krize, nuk mund të konfirmohet plotësisht arsyetimi i urgjencës në një pjesë të procedurave – thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Revizorët janë duke i shqyrtuar të gjitha dokumentet e 19 institucioneve shtetërore në lidhje me furnizimet publik për periudhën nga 1 marsi deri më 1 tetor 2020. Revizorët kanë zbuluar se në të njëjtin parim, përkatësisht me të ashtuquajturën marrëveshje në katër sy janë lidhur edhe marrëveshje të reja edhe në periudhën më pas. Ministri i Shëndetësisë, Filipçe, një ditë më parë tha se gjithçka ka qenë sipas ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…