Vdekja e BFI-së si zgjatim i Rilindjes Kombëtare dhe, instalimi i strukturave të UDB-së në krye të saj, nuk mund të kuptohet sot për sot, por ama, më së voni pas pesë viteve (sa zgjasin “planet afatmesme”) do të kuptohet shumë qartë. Atëherë, mjerisht, Shaqir Fetai me bashkëpunëtorët e vet do të zvetënohen të shtrydhur, ngjashëm si limoni i shtrydhur që hidhet në pleh

Nga Shpëtim Piraku

Që nga shkatërrimi i Perandorisë Osmane e këndej, myslimanët e viseve ballkanike, sidomos populli shqiptar, ka qenë në përpjekje të vazhdueshme për t’i themeluar instituconet nacionale e shtetërore. Të gjithë strukturat, të gjithë profilet e shoqërisë shqiptare, kanë qenë në bashkërendim të veprimtarive kombëtare. Në këtë vazhdë edhe struktura teologjike ka qenë në po të njëjtën vijë dhe, hera-herës edhe i ka prirë proceseve. Varësisht nga strategjitë e armikut për ta stegmentarizuar veprimtarinë patriotike të shqiptarëve, varësisht përpjekjeve të tyre për ta dobësuar një hallkë të kësaj veprimtarie, ashtu edhe janë kundërpërgjigjur strukturat tona, sidomos hoxhallarët që kanë pasur një aktivitet më të ngjeshur dhe më të përditshëm me xhematin i cili, kryesisht ka qenë i etnisë shqiptare. Prandaj, sot, historia njeh me qindra emra të hoxhallarëve të dikurshëm të cilët e bënë të pamundshmen për komb e atdhe. Po ata ishin fetarë? Po, por, duhej atdheu për ta praktikuar dhe zhvilluar fenë (fetë që i praktikojnë shqiptarët)! Ata që hoqën dorë nga angazhimi kombëtar për ta ndihmuar kombin dhe atdheun, ata sot janë fetarë të devotshëm por, fatkeqësisht të asimiluar. Me qindra mijëra shqiptar ortodoksë nga Beogradi e deri në kufiijtë e në Vranjë u asimiluan, po ashtu edhe shqiptarë myslimanë që ngelën nën pushtimin serb në zonën e Sanxhakut, me qindra mijëra shqiptarë ortodoks të Greqisë, Maqedonisë, u asimiluan në grekë e maqedonasë. Me miliona shqiptarë të shpërngulur në Turqi sot, ndonëse me vetëdije kombëtare, janë asimiluar. Roli i hoxhallarëve, por edhe i priftërinjëve shiptarë, në diasporën e sotshme është shumë i madh në aspekt të ndërgjegjësimit kombëtar të fëmijëve, të të rinjëve. Aty feja mësohet shqip dhe, me këtë, shtohet edhe përkujdesi dhe dashuria ndaj gjuhës shqipe, ndaj shiptarizmës.
Një shqiptarë i mirë është një dobi më shumë për atdheun dhe kombin, një shqiptar i mirë dhe fetarisht i devotshëm, është mburojë e atdheut dhe kombit.
Në këtë filozofi racionale duhet të kërkohet arsyeja e angazhimit dhe impenjimit të teologëve të dikurshëm shqiptarë në lëvizjet dhe në proceset kombëtare.
Institucioni i Bashkësisë Fetare Islame ishte një prej çerdheve ku kultivohej dhe zhvillohej edhe shqiptarizmi! Kush iu kundërvye politikave gjenocidale dhe planeve çubrilloviqiane për shpërngulje e shqiptarëv për në Turqi? Ishin ata, hoxhallarët, përgjithësisht teologët shqiptarë, që haptazi iu kundërvyen kësaj strategjie të spastrimit etnik, duke apeluar gjithnjë e më fuqishëm që mos të braktiset atdheu, mos të iket për në Turqi! Udhëhqësia e atëhershme e Bashkësisë Fetare Islmame, në veçanti ajo e Shkupit, ishte fole e aktiviteteve kombëtare. Kjo shihet sidomos në raportin e vitit 1937-1940, të hartuar nga komisioni i BFI-së së Shkupit e të udhëhequr nga Hafëz Bedri ef. Hamidi, i cili, nën udhehqejen e Sherif Langut, kishte qenë edhe sekretar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Fryma e Rilindjes Kombëtare ndër komunitetin e teologëve myslimanë shqiptarë nuk pushoi deri te Rilindasi i fundit, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Faktet historike, informacionet e bollshme, veprat, CV-ja epike e tij, rrëfimet mbi të bëmat e tij heroike, dëshmojnë se Sulejman ef. Rexhepi e mbajti të gjallë deri në pikë të fundit atë filozofi që thotë se, kur të lëngojë populli dhe atdheu, të gjitha strukturat, të gjitha kapacitetet kombëtare duhet të aktivizohen për ta shëruar popullin dhe atdheun. Nuk bën asnjë para praktikim i fesë në një atdhe që lëngon, nga një popull që është në proces të degradimit kombëtar!
Sulejman Rexhepi ishte “problematiku” më i gjallë dhe më transparent në luftën e BFI-së për mbrojtjen dhe avansimin e shqiptarizëms. Nëse këtu do t’i shpalosnim të gjitha aktivtetet e tij në këtë drejtim, do të duhej një tekst i përmasave për doktoranturë (sugjerohet të lexohet, të paktën, CV-ja e tij.)
I vetmi moment të cilin H. Sulejman ef. Rexhepi e neglizhoi dhe nuk e lexoi si duhet, ishte pajtimi i tij që të etablohen fort elementët e depërtuar në BFI e që ishin tërësisht në shërbim të strukturave të ndryshme intelgjente. Nuk e kuptoi se po i luhej loja e kompremetimit të tij dhe e kapjes së BFI-së nga duart armiqësisht të forcuara. Sikur ta bënte atë reformë të kërkuar me ngulm nga “opozita” e tij, do ta ruante kontinuitetin e frymës së Rilindjes Kombëtare, do ta çlironte BFI-në nga armiqtë e saj të isntaluar nga lloj-lloj shërbimesh antifetare e antikombëtare dhe, Institucionin e vetëm fetar Islam do ta bënte kockë të fortë para çfarëdo strategjie e plani anti-BFI!
Fatkeqësisht, me H. Sulejman ef. Rexhepin mori fund epoka e BFI-së e cila, tërë kohës nga mediat dhe propaganda nacionaliste maqedonase është vlerësuar politikisht si “çerdhe e nacionalizmit shqiptar”!
Hijenat e etabluar brenda BFI-së e që me dekada rrinin te prapanica e H. Sulejman ef. Rexhepit, ia luajtën lojën dhe, e shkarkuan. Shkarkimi u mundësua me përkrahjen e padiskutueshme të pushtetit maqedonas, respektivisht, të segmeteve të caktuar të pushtetit, të cilët dekada me radhë ishin angazhuar për këtë situatë të BFI-së së degraduar e të poshtëruar.
Për herë të parë ndodhë që nga kabineti i reisit, të dalë “lideri” dh bashkë me komandantin e “branitellave” t’i dënojë “brohoritjet nacionalist”: “UÇK-UÇK”, “Rroftë Ilirida” etj.
Pra, BFI-ja, tashmë “nën drejtimin” e Shaqir Fetait, instalacionit të pushtetit maqedonas, i ka marrur të gjitha tiparet e një filiale të segmenteve të caktuara antiislame, filiale kjo që nuk merr as frymë pa lejen e këtyre segmenteve!
Shaqir Fetai, me gjasë, akoma nuk është i vetëdishëm për dëmin jashtëzakonisht të madh që ia ka shkaktur BFI-së, këtij Institucioni fetar e kombëtar! Tashmë pushteti maqedonas nuk e ka atë kujdestarin permanent për ta goditur sa herë që ia mendonte të keqen këtij Institucioni por edhe, sa herë që mendonte ta mohojë ekzistimin e çështjes shqiptare në Maqedonë e Veriut. Shaqir Fetai tashmë është shndërruar në nuse të përhershme që është në pritje të lloj-lloj dhëndurve, me kostume të prerë e të qepur nga pushteti. Atij i ka ngelur fustani i bardhë i nusërisë në duar, është urdhëruar të jetë i disiplinua, i dëgjueshm, “posllushnik”, ndryshe, mund të ndërrohet me “bashksitë fetare islame” të regjistruara së fundmi, me pëlqimin e tij, akt ky që shënon fundin e BFI-së shumë shekullore.
Vdekja e BFI-së si zgjatim i Rilindjes Kombëtare dhe, instalimi i strukturave të UDB-së në krye të saj, nuk mund të kuptohet sot për sot, por ama, më së voni pas pesë viteve (sa zgjasin “planet afatmesme”) do të kuptohet shumë qartë. Atëherë, mjerisht, Shaqir Fetai me bashkëpunëtorët e vet do të zvetënohen të shtrydhur, ngjashëm si limoni i shtrydhur që hidhet në pleh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…