Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere, thotë se është i dëshpëruar nga kompromiset që Komisioni Evropian i bën me vendet kundërshtare të zgjerimit dhe paralajmëroi se negociatat me vendin janë një test për kredibilitetin e BE-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Fuere mendon se deklarata e Hanit për fazën përgatitore të negociatave, e cila u orientua ndaj skeptikëve të zgjerimit, paraqet kompromis jo të mirëseardhur me ta, njëjtë edhe shtyrje të raporteve për avancimin.

“Dëshpërues është që Komisioni Evropian nuk i respektoi afatet për raportet për avancimin, që duhej ta bënin këtë javë. Mendon se ky është gabim strategjik. Jemi në dijeni pse e kanë bërë këtë, por sa më shumë që bëni kompromis, as më shumë krijoni mëdyshje dhe aq më shumë e luani lojën e atyre të cilët nuk duan më shumë zgjerim”, mendon kështu ish-ambasadori në vend.

Ai konsideron se deklaratat dhe lëvizjet e tilla nuk ndihmojnë dhe se Komisioni duhet të fokusohet në atë që t’i sqarojë opinionit se cilat janë beneficionet nga zgjerimi dhe se shpreson se nuk do të ketë shtyrje të vendimit për negociatat në muajin qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…