Pjesëtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në Stërvitjen ‘EFES 2022’ në Turqi, ku 37 vende aleatë dhe partnerë të NATO-s po zhvillojnë aftësitë ushtarake për të vepruar së bashku.

Stërvitja ‘EFES 2022’ është një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga Forcat e Armatosura Turke.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, thuhet se qëllimi i stërvitjes është zhvillimi i aftësive ushtarake të forcave të përbashkëta, për të mbuluar të gjitha detyrat që mund të caktohen, dhe të ruhet gatishmëria luftarake.

Stërvitja e këtij viti mblodhi pothuajse 10,000 personel nga 37 vende, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën, Libinë, Italinë, Azerbajxhanin, Pakistanin, Shqipërinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francën. /KLankosova.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Albin Kurti prezanton dy projektet e para për Shëndetësi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar dy projektet e para…

“Çmenden grekët”, dy të rinjtë shqiptarë publikojnë VIDEON ku vënë në rresht USHTARËT grekë

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku duket se shqiptarët u…

Nëse askush nuk siguron shumicën është e mundshme takim të liderëve

Nëse asnjë parti nuk formon shumicën nuk përjashtohet mundësia për mbajtjen e…

SHBA, Komisioni i Etikës nis hetimet ndaj republikanit Matt Gaetz

Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili kontrollohet nga demokratët…

Rusia i ankohet Turqisë se Ukraina po i përdor dronët turq

Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po i përdor…