Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës për katër ditë do të realizojë dy Ushtrime Fushore në gjashtë fshatra të kësaj komune.
Sipas njoftimit, ushtrimet do të zhvillohen me datë 18, 19, 20 dhe 24 nëntor.
“Njoftim për banorët e fshatrave Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq. Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në Ushtrim Fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor”, thuhet në njoftimin e komunës.