Pushteti nuk është aspak i interesuar për asnjë reformë në sistemin e drejtësisë, thonë nga fronti opozitar shqiptar.

Ata vlerësojnë se Ahmeti me deklaratën e fundit në mbështetje të ndryshimeve në Kodin penal, doli në kundërshtim të vlerësimit të BE-së, të cilët kritikuan ndryshimet.

Kritika të ashpra kanë edhe për keqpërdorimin e flamurit evropian.

“Kur edhe vetë BE-ja ka reaguar negativisht ndaj këtij ndryshimi, ata përsëri dalin të manipulojnë duke thënë mos u shqetësoni sepse BE-ja dhe SHBA-ja nuk e kanë kuptuar mirë arsyen e atij ndryshimi në Kodin penal dhe nuk e dinë sa i rëndësishëm është ky ndryshim. Ofendim më të madh, BE-së dhe SHBA-së në këto 20 vitet e fundit nuk u ka bërë askush. Sidoqoftë, ky sqarim nxit shumë pyetje. Shembull, cilët ministra të Ahmetit e të kësaj qeverie janë më të mirë në analizën se çka është e mirë për drejtësinë se sa ekspertët e BE-së, nëse vërtetë janë aq të mirë për t’i vlerësuar ndryshimet e nevojshme, ku ishin ata për 20 vjet që e lan të çalojë drejtësia në vend?”, tha Admirim Aliti, Alternativa./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nuk miratohet rezoluta e Rusisë në OKB për krizën humanitare në Ukrainë

Një rezolutë e hartuar nga Rusia nuk ka kaluar në Këshillin e…

Rusia pretendon se ka marrë edhe tri zona të tjera në Bakhmut

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pohuar se ka pushtuar tre zona të…

Shkilen rregullat e orës policore, Kisha Ortodokse Maqedonase ka hapur dyert për besimtarët për Pashkët (FOTO)

Edhe përkundër shumë apeleve që të mos shkilen rregullat e ndalesës policore…

Të dielën në Tiranë mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë  

Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor…

Vrasja e mbrëmshme në Çair: Dy persona me pushka automatike kanë hyrë në çajtore

Mbrëmë rreth orës 21:40 dy sulmues të armatosur me pushka automatike kanë hyrë…