Zyrtarë nga Turqia, Franca dhe Greqia kanë njoftuar se do të organizojnë një aksion të përbashkët humanitar që synon evakuimin e banorëve të Mariupolit.

Sipas presidentit të Francës, Emmanuel Macron, situata humanitare në qytetin port të Mariupolit është në prag të katastrofës dhe për këtë arsye nevojitet një reagim urgjent i vendeve.

“Së bashku me Turqinë dhe Greqinë do të fillojmë një operacion humanitar për të evakuuar të gjithë ata që duan të largohen nga Mariupol. Po komunikojmë me kryetarin e bashkisë së Mariupolit. Qyteti kishte më shumë se 400 mijë banorë ndërsa sot ka vetëm 150 mijë dhe ata jetojnë në një gjendje të tmerrshme”, tha Macron, raporton cnn.

Ai gjithashtu theksoi se në ditët në vijim do të bisedojë sërish me presidentin rus, Vladimir Putin dhe se temë e takimit duhet të jetë situata humanitare në Mariupol.

Për situatën në këtë qytet ukrainas foli edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili tha se në qytet jeton edhe një komunitet i madh grek që ka nevojë për ndihmë.

“Qyteti ukrainas, shtëpia e një komuniteti të madh grek, është tunduar nga sulmet e paprecedentë ruse. Fatkeqësisht, ato nuk bëjnë dallime midis trupave ukrainase dhe civilëve”, tha Mitsotakis.

Përveç koordinimit të aktiviteteve me presidentin rus, Vladimir Putin, në prag të fillimit të aksionit humanitar, zyrtarë nga Franca, Turqia dhe Greqia do të koordinojnë veprimet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rreth 940 mijë shqiptarë të arsimuar duan të largohen nga Shqipëria

Në fillim të viteve ‘90 shqiptarët donin të jetonin në Europë, tani…

Digjet makina e Shilegovit, dëmtohen edhe tre vetura tjera

Është djegur vetura Audi e ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov. Para se…

Kosova bëhet për herë të parë me Muze të Dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se 22 vite…

Osmani – Karim: Aktivitet e UNOPS-it në Republikën e Maqedonis së Veriut po japin rezultat

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Drejtorin…

2-vjeçari bie nga dritarja e restorantit të njohur shqiptar në kohën e Iftarit

Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë mbrëmë nga dritarja e katit të parë…