Përgjatë valës së të nxehtit në gusht, autoritetet në Francë i kanë regjistruar gati 400 viktima të lidhura me motin e nxehtë, ka thënë Autoriteti i shëndetit publik i këtij vendi.

Personat mbi moshën 75-vjeçare janë më të prekurit, është thënë në raportin e publikuar në Paris.

Përgjatë valës së tretë të të nxehtit në Francë, në periudhën 11-26 gusht, numri i vdekjeve është rritur për 5.4 për qind më shumë, në krahasim me javët e njëjta të vjetëve të fundit.

Përgjatë kësaj periudhe, temperaturat në Francë janë rritur në 42 gradë Celsius në disa rajone.

Nëse njerëzit vdesin më shumë në javët me temperatura të larta, në krahasim me javët e njëjta të viteve të kaluara, rritja e shkallës së vdekshmërisë vlerësohet se është shkaktuar nga i nxehti.

Megjithatë, në raport është përmendur se rezultatet janë preliminare.

Ndonëse shumica e vdekjeve besohet se janë shkaktuar për shkak të gjendjeve paraprake, nxehtësia mund ta ketë përkeqësuar situatën.

Në raport është përmendur se gjetjet tregojnë se i nxehti përbën rrezik shëndetësor, madje edhe jashtë periudha të të nxehtit, prandaj duhet zbatuar masa parandaluese për zvogëlim të ndikimit të të nxehtit në popullsi.

Prej fillimit të muajit korrik, bota është përballur me temperatura tejet të larta.

Në disa studime është thënë se një mot i tillë do të ishte gati i pamundshëm pa ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zejdi: Alternativa duhet ta kushtëzojë Qeverinë për rastet e montuara, ashtu siç premtoi kur u bë pjesë e saj, në të kundërt të japë dorëheqje

Deputeti Skënder Rexhep Zejdi, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në…

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea: Serbia ta zgjedhë BE-në para Rusisë

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve mbi Serbinë ka thënë…

Regjistrimi patjetër do të realizohet, ja kush regjistrohet

Regjistrim do të ketë vitin e ardhshëm në prill, pasi kjo është…

NATO ka ‘forcuar ndjeshëm’ praninë e saj në Evropën Lindore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se organizata ka “forcuar…

Nënshkruhet MARRËVESHJA “Kosovë-Serbi” në praninë e Donald Trump!

Është nënshkruar marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë në praninë e…