Një kërkim është duke u zhvilluar në Francën jug-perëndimore për një ish-ushtar të armatosur rëndë i cili hapi zjarr ndaj policisë.

Sipas BBC, helikopterët, ekipet e qenve dhe më shumë se 200 oficerë janë mobilizuar për ta kërkuar ish-ushtarin rreth qytetit Le Lardin-Saint-Lazare në rajonin e Dordogne.

Raportet thonë se burri është rreth 30-vjeçar, ka një histori të dhunës në familje dhe është i armatosur me një armë të kalibrit të lartë.

Autoritetet lokale iu kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda.

“Burri shkoi gjatë natës në shtëpinë e ish-partneres të tij. Një mosmarrëveshje u zhvillua atje, që çoi në ndërhyrjen e xhandarëve dhe aty i dyshuari qëlloi mbi ta. Ai më pas u arratis në pyjet afër”, tha prefekti i Dordogne, Frederic Perissat.

Një medium francez raportoi se incidenti filloi të shtunën në mbrëmje, kur burri sulmoi partnerin e ri të ish-it.

Ai thuhet se qëlloi partnerin e ri, i cili u largua nga vendi i ngjarjes. Ish-partnerja e tij dhe fëmijët e saj nuk u lënduan dhe tani janë nën mbrojtjen e policisë, thanë autoritetet.

Kur arriti policia, ai gjuajti drejt oficerëve dhe automjeteve të tyre para se të arratisej në pyll.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“I shqetësuar sesi mund të parandalojmë një katastrofë”, thotë Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se është i shqetësuar se si mund…

Takim Blinken-Lavrov

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Entoni Blinken sot do të takohet me…

“Vetëvendosje bëri revolucion, theu edhe rekordin e Rugovës”

Analisti Armand Shkullaku ka thënë se këto zgjedhje të jashtëzakonshme treguan edhe…

Borrell: Bashkimi Evropian ka nevojë për migrantët

Bashkimi Evropian ka nevojë për migrantët si për arsye humanitare ashtu edhe…

Presidentja e Komisionit Europian zbulon deri kur do të vazhdojë izolimi për shkak të koronavirusit

“Personat e moshuar mund të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në…