Kryeministri i Francës, Jean Castex, ka thënë se i kanë larguar kufizimet e udhëtimit brenda shtetit.

Nga tre maji, francezët do të mund të shkojnë më larg se 10 kilometra nga shtëpia e tyre, pasi masat e tanishme në fuqi ishin që askush nuk ka mundësi të lëviz më larg se 10 kilometra nga vendi i banimit.

Ky njoftim erdhi derisa autoritetet franceze thanë se gjendja shëndetësore e qytetarëve nga koronavirusi ishte “duke u përmirësuar”.

“Kulmi i valës së tretë të pandemisë duket të jetë prapa nesh”, tha Castex, në një konferencë për media.

Ai më tej tha se bizneset jothelbësore, aktivitetet kulturore, aktivitetet sportive dhe kafenetë mund të rihapen “rreth mesit të majit”, nëse situata me pandeminë nuk është e rëndë, shkruan Euronews.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gazetari i BBC raporton nga Kievi: Qyteti është aq i qetë sa mund të dëgjosh erën që fryn

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, vijon të jetë i paprekur nga ushtria ruse dhe…

Kurti: Nuk kemi problem me shpronësimet, por me plaçkitjen që është bërë në emër të shpronësimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetes Time Kadrijaj, e…

Tre të vdekur nga një sulm me armë zjarri në Wisconsin të Amerikës

Tre persona kanë vdekur të shtunën në mbrëmje, përfshirë edhe një të…

Putin mund të përdorë armë bërthamore në mes të suksesit ushtarak të Ukrainës, thotë senatori amerikan

Suksesi i vazhdueshëm ushtarak i Ukrainës mund të rrisë mundësinë që presidenti…

Covid-19, 14 zyrtarë policorë në izolim shtëpiak

Gjithsej 14 pjesëtarë të policisë nga Stacioni Policor i Petrovecit janë në…