Ministria e Jashtme e Francës e ka konfirmuar se më 23 qershor në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, do të diskutohet liberalizimi i vizave.

Kjo ministri në një përgjigje thekson çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të diskutohet në takimin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel.

MPJ e Francës në faqen zyrtare të saj ka publikuar një pyetje, në të cilën thuhet se Kosova po e fajëson Francën se po e ngadalëson këtë proces.

“Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Europian, kosovarët nuk kanë viza Shengen. Sipas Prishtinës, Franca është një nga vendet që po e ngadalëson procesin. Pse është kështu? A do të trajtohet kjo temë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?”, është pyetja që parashtrohet.

“Takimi i 23 qershorit i liderëve nga Bashkimi Europian me atë të Ballkanit Perëndimor do të jetë një shansë për të diskutuar mundësinë që vendet në rajon të përmbushin perspektivën e tyre evropiane dhe temat e tjera. Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, kjo është pjesë e një udhërrëfyesi që është miratuar nga Bashkimi Evropian, i cili përfshin një sërë kushtesh që duhet të përmbushen në afat të gjatë”.

Përgjigjen nga Ministria e Jashtme e Francës mund ta gjeniKËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti këtë javë në Paris, takohet me Macron

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të udhëtojë këtë javë drejt Parisit…

Përbërja e re e Bundestagut gjerman

Bundestagu gjerman do të ketë një numër rekord të deputetëve. Ndërkohë që…

Konfirmohet edhe nga ministria e shëndetësisë: Ka vikima, por ende nuk dihet numri nga shpërthimi i zjarrit në Tetovë

Zjarri që ka shpërthyer në spitalin modular të Tetovës është serioz. Nga…

Venecia i kërkon ndihmë botës pas vërshimeve shkatërruese

Autoritetet lokale të qytetit të famshëm italian, Venecia, kanë kërkuar ndihmë nga…

Kaklamanis: Jemi të obliguar ta respektojmë Marrëveshjen e Prespës

Demokracia e Re është parti e përgjegjshme dhe duhet, për fat të…