Shaban Murati /

Për herë të parë në 60 vjet, presidenti i Francës, Emmanuel Makcon, më 16 tetor dënoi masakrën e policisë franceze ndaj protestuesve algjerianë në Paris, më 17 tetor 1961, duke e cilësuar “një krim të pafalshëm”.

60 vjet më parë, protesta paqësore e rreth 30 mijë algjerianëve në Paris kundër ndalim-qarkullimit të vendosur nga policia vetëm për algjerianët, u shtyp në mënyrë mizore nga policia franceze, duke vrarë 200 algjerianë, duke plagosur 11 mijë të tjerë dhe duke arrestuar 12 mijë nga ta.

Autoritetet franceze gjithmonë e kanë mohuar dhe nuk e kanë pranuar masakrën. Presidenti Macron pati kurajon shtetërore dhe e hapi tani dollapin e skeleteve franceze, duke dënuar “krimin e pafalshëm” të Francës në kohën e kolonisë algjeriane.

Është një akt që meriton vlerësim, sepse e historia e hidhur e një shteti kolonial duhet dekolonizuar.

Presidenti i Francës më 16 tetor mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, vendosi një kurorë me lule në urën Bezons të Parisit ku nisi protesta algjeriane 60 vjet më parë; dënoi “krimin e pafalshëm“ të Francës së asaj kohe, dhe u jep një mësim të madh udhëheqësve të shteteve koloniale si Serbia, që të pranojnë të vërtetat e hidhura historike dhe të dënojnë krimet e shtetit kolonial serb.

Serbia zhvilloi katër luftëra të përgjakshme kundër popujve joserbë në fundin e shekullit të kaluar, dhe megjithë masakrat e përbindshme serbe në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, udhëheqja e saj ende nuk i ka dënuar dhe nuk ka kërkuar falje për to.

Akti i presidentit Macron duhet të shërbejë si mësim i madh edhe për Ballkanin e kapur, i cili në mënyrë idiote bën thirrje të harrohen krimet e pafalshme të Serbisë si shtet kolonial.

Franca i mëson Ballkanit të kapur se krimet dhe masakrat serbe nuk duhen harruar dhe duhen dënuar nga vetë autorët e tyre. Franca e dënoi më vonë prefektin e Parisit, që urdhëroi masakrën, me akuzën “për krime kundër njerëzimit”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, babai i Ballkanit të kapur, po i nderon dhe po i darovit me poste dhe me glorifikime kriminelët serbë të luftës, që masakruan popullin e Bosnjës dhe të Kosovës. Presim që Ballkani i kapur t’i thotë presidentit serb Vuçiq që të ndjekë shembullin e presidentit francez dhe të dënojë krimet koloniale të Serbisë, e cila në vitin 1999 vrau rreth 20 mijë shqiptarë në Kosovë, përdhunoi 20 mijë vajza dhe gra dhe dëboi me dhunë një milion shqiptarë nga shtëpitë dhe tokat e tyre.

Të paktën njëherë në jetë Ballkani i kapur të dëshmojë se vërtet e do Francën. /Gazeta “Dita”/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…