Forcat ukrainase kanë vazhduar të zmbrapsin përpjekjet ruse për të depërtuar rreth qytetit strategjik të Bahmutit, teksa Moska po tenton që të shtrijë kontrollin mbi rajonin e Donbasit.

Pasi javë më parë morën Severodonjeckun dhe Lisiçanskun, forcat ruse tani janë përqendruar në marrjen e Bahmutit.

Ky qytet – që vlerësohet se kishte 70.000 banorë para se Rusia të niste pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt – ka qenë cak i granatimeve të reja më 27 gusht. Granatime ka pasur edhe në afërsi, në Soldedar dhe Zaitseve, tha ushtria ukrainase.

Në raportin e ushtrisë ukrainase u tha se kanë arritur të ndalin përparimin rus edhe në dy qytetet e tjera të mëdha, Sllovijansk dhe Kramatorsk.

Ushtria ukrainase po ashtu tha se forcat e saj janë ende duke e mbajtur kontrollin në qytetin Avdijavka, teksa ka arritur të zmbrapsë sulmet me artileri dhe ajrore ruse./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Opozita shqiptare dhe Qeveria arrijnë marrëveshje për ligjin e shtetësisë

Arrihet marrëveshje verbale për ligjin e shtetësisë. Nga takimi mes kryeministrit Zoran…

Tensione mes Francës e Italisë/ Akuza të ndërsjellta mes dy vendeve, për shkak të emigrantëve

Franca dhe Italia janë përfshirë në një përplasje diplomatike, shkak i së…

Shpallja e aktgjykimit të apelit për Gucatin e Haradinajn më 2 shkurt

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosvës njoftojnë…

Shpërthimi nxjerr nga shinat një tren në rajonin kufitar të Rusisë

Një shpërthim në rajonin kufitar të Rusisë, Bryansk, bëri që një tren…

Arrestohet një grua për vrasjen e blogerit pro-Kremlinit

Hetuesit rusë kanë arrestuar një grua në kërkim të vrasësve të një…