Forcat speciale nga Perëndimi janë në terren në Ukrainë, sipas dokumenteve të klasifikuara të zbuluara në internet.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, kontigjenti më i madh është nga Britania (50), e ndjekur nga anëtarët e NATO-s si Letonia (17), Franca (15) dhe SHBA (14).

Është e paqartë se çfarë po bëjnë saktësisht forcat speciale, ku ndodhen apo nëse numri i tyre ka qenë vazhdimisht në këtë nivel.

Megjithatë, zbulimi konfirmon atë që shumë kanë spekuluar që nga fillimi i luftës në shkurt.

Ndryshe një numër dokumentesh amerikane të shënuara si “tepër sekret” janë zbuluar kohët e fundit, duke përshkruar detaje në lidhje me luftën në Ukrainë dhe aleatët e saj perëndimorë.

Sidoqoftë, ato ende nuk janë verifikuar.

Dhe të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte “një nivel serioz pasaktësie” në pretendimin që forcat e saj speciale ishin në terren në Ukrainë.

Sipas Euronews, pretendimi për prani të personelit ushtarak perëndimor në Ukrainë ka të ngjarë të shfrytëzohet nga Kremlini, i cili ka pretenduar vazhdimisht se Rusia është nën sulmin e NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ata nuk kanë as naftë, as ushqim”/ CNN: Putin nuk e kishte imagjinuar rezistencën e fortë të Ukrainës

Pesë ditë pas pushtimit rus të Ukrainës , duket se gjërat nuk…

Tre rezultatet e mundshme të luftës në Ukrainë, sipas Kissingerit

Ka tre rezultate të mundshme të krizës ukrainase, sipas ish-sekretarit të shtetit…

Lajçak: Lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka, integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet përfunduar

Në forumin që po mbahet në Dubrovnik, ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi…

Zaevi dhe Mickoski nesër përfundojnë izolimin

Dy liderët e partive më të mëdha politike, Zoran Zaev dhe Hristijan…

Macron akuzon kryeministrin australian se ka gënjyer për një kontratë miliarda dollarëshe të nëndetëseve

Presidenti francez Emmanuel Macron ka akuzuar kryeministrin australian Scott Morrison se ka…