Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, paralajmëroi të enjten se konflikti në Ukrainë do të ketë pasoja për rimëkëmbjen ekonomike globale.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Georgieva tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për ndikimin që këto veprime ushtarake mund të kenë ndaj popullit të Ukrainës dhe se vazhdimi i luftimeve “shton rreziqet ekonomike për rajonin dhe botën”.

FMN-ja tha se po vazhdon të vlerësojë ndikimin ekonomik, por do të jetë “e gatshme të ndihmojë shtetet anëtare nëse është e nevojshme”.

FMN-ja është në proces të dërgesave prej 2.2 miliardë dollarësh që i janë ndarë si ndihmë ndihmë Ukrainës. Georgieva tha se FMN-ja mund të ofrojë ndihmë edhe për shtetet e tjera që do të ndikohen nga konflikti në Ukrainë.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, Rusia njoftoi se ka nisur “një operacion ushtarak” për siç tha, “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtete në mbarë botën e kanë dënuar veprimin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe janë zotuar se do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Humb jetën një puntorë i EVN-së, bie nga shtylla elektrike

Një punonjës i EVN-së ka humbur jetën në vend të punës si…

Politikani rus kërkon pushtimin e Ukrainës

Vladimir Zhirinovsky: Nëse do të isha President, do ta bombardoja Ukrainën Deputeti…

Zgjedhjet për kryetar të PD, Lulzim Basha dorëzon kandidaturën

Lulzim Basha ka dorëzuar formularin e kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike…

Kurti në takimin për Vettingun: Na duhen prokurorë e gjyqtarë efikas dhe energjikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se njëra ndër shtyllat e…

Muajin e kaluar në Maqedoninë e Veriut inflacioni ka arritur në 14.5%

Paga mesatare mujore neto në maj 2022 për të punësuar është 31.407…