Respektimi i simboleve kombëtare është obligim i të gjithë personave fizik por edhe subjekteve juridike dhe institucioneve.
Mirëpo si duket kjo nuk vlen për autoritetet udhëheqëse të Medreseja Isa Beu në Kondovë, informon portali “tetova1”.
Sipas gazetarit Furkan Saliu, flamuri kombëtar shqiptarë që ka qenë i vendosur para objektit kryesorë të medreses tash më 1 javë qëndron në tokë.
Gazetari Saliu në profilin e tij në facebook ka shpërnda dy foto dhe ka shkruar:
“Ka nje jave qe flamuri kombetar qendron ne toke para medresese ne Kondove”.