Një statujë gjigante e Budës është dëmtuar nga një zjarr në provincën veriperëndimore Gansu të Kinës.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan statujën në Tempullin e Madh të Budës të Qarkut Shandan të rrethuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të së hënës, raporton BBC.

Pas shuarjes së zjarrit, statuja dukej se mbeti pjesërisht e paprekur, por disa struktura tempulli u shkatërruan.

Statuja u ndërtua në vitin 1998 si një kopje e një origjinali që mendohet të ketë datuar rreth vitit 425 pas Krishtit. Statuja origjinale u dëmtua gjatë Revolucionit Kulturor të Kinës.

Deri më tani nuk raportohet për viktima dhe po hetohet për zjarrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Funksionarë të lartë partiak vazhdojnë të emërohen në poste kyçe

Funksionarë të lartë të partive politike vazhdojnë të emërohen në poste kyçe…

Borrell në Shkup: Pushtimi i Ukrainës, “sulm barbar i Putinit”

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian,…

Vjosa Osmani në ora 19:00 votohet për kryeparlamentare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që në ora 19:00 të…

186 fëmijë janë vrarë nga lufta në Ukrainë

Të paktën 186 fëmijë në Ukrainë janë vrarë dhe 344 janë plagosur…

Italianët votojnë sot për qeverinë e re

Favorite për të fituar e djathta ekstreme Vendvotimet u hapën këtë të…