Mbrojtja e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot jep fjalët përmbyllëse për rastin “Softuerë” në të cilin Rashkovski akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “larje e parave dhe kontribute të tjera të veprës penale”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë Dragi Rashkovski nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave të prokurimit publik për sistemin e identifikimit biometrik, blerjen publike të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e gjobave, prokurimin e kamerave ANPR për njohjen e targave të automjeteve dhe prokurim publik i kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistemit për njohjen automatike të targave.

Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “larje e parave dhe kontribute të tjera nga vepra penale”, ndërsa personat Ivica Dimitrovski, Igor Hristov, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Ivanovski dhe Maja Siljanoska janë akuzuar për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Rastin e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Ivana Trajçeva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Letra e ambasadores amerikane Ageler shkakton “tërmet” në gjyqësor dhe Qeveri

Gazetar: Adrian Kerimi Letra e ambasadores amerikane Angela Aggeler të cilën Alsat…

Publikohen pamjet kur burri i armatosur hyri në një klub nate në Oslo dhe filloi të qëllonte me armë

Kurti: Thaçi po thotë me amerikanë e pa evropianë, unë them me të dyja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti Hashim Thaçi ka qëndrim…

Osmani: Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia

Presidenja Vjosa Osmani ka thënë se është e rrezikshme të kesh një…

“Gjueti shtrigash”, Trump refuzon t’i përgjigjet hetuesisë

Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të hetuesisë…