Ylber Pilku /
Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se ata që sot thonë se më 12 prill nuk do të fitojnë Ziadin Sela e Afrim Gashi, dikur thonin se asnjëherë nuk mund të fitojë as Albin Kurti. Për ta hero ishte Kadri Veseli dhe ishin të bindur që Albin Kurti asnjëherë nuk do të bëhet kryeministër. Ata sot e kësaj dite nuk u besojnë syve të vet kur e shohin Albinin kryeministër, e as veshëve të vetë kur e dëgjojnë fjalinë “kryeministri i Kosovës Albin Kurti”. Njëjtë është edhe me mediumet e gazetarët. Ato që përkrahën humbësit e zgjedhjeve në Kosovë, tani e përkrahin BDI-në, kurse ato mediume që përkrahën Vetëvendsojen, tani e përkrahin koalicionin fitues, Aleanca-Alternativa.
Mjaftoni të shikoni fotografitë dhe të konstatoni se fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin koalicionin mes Aleancës dhe Alternativës, kurse humbësit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin BDI-në. Ose të jem edhe më i qartë: Albin Kurti dhe shokët e tij po e përkrahin Ziadin Selën dhe Afrim gashin, kurse Kadri Veseli me shokët e tij po e përkrahin Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin. A nuk është ky edhe një tregues i qartë se ndryshimi është shumë afër edhe në Maqedoni, ashtu siç ndodhi në Kosovë.
A nuk ju duket e mjaftueshme gatishëmria jonë si mërgimtarë dhe si diasporë të vijmë me mijëra e dhjetëra mijëra në vendlindje më 12 prill dhe të sjellim një pranverë të re politike që na ka munguar tani gjatë kohë?
Neve si diasporë nuk na intereson a fiton një parti, apo një tjetër. Neve na intereson të fitojë opsioni shqiptar. Opsionin shqiptar në këto zgjedhje e përfaqësojnë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Këtë e them me bindjen më të plotë, pa kurrfarë interesi!/lajmpresss/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Për 9 muaj mbi 3 mijë e 500 kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

Shumica e qytetarëve që hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës u pajisën…

Vuçiq: Nëse s’tërhiqet vendimi për dënimin e Todosijeviq, Lista Serbe mund të mos marrë pjesë në zgjedhje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë thirrje Kosovës që të…

Sela: Politika dështoi, sepse më shumë u kujdes për pasurimin e disa individëve, sesa jetësoi amanetin e UÇK-së

“Sot përkujtojmë 2 Majin, festë e krenarisë kombëtare në kalendarin tonë historik”,…

VIDEO / Rrahje me grushte mes deputetëve në parlamentin e Turqisë

Dhjetëra deputetë të partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe të Partisë…

Imunizimi masiv në Kosovë, synohet vaksinimi i 320 mijë qytetarëve në muaj

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloi vaksinimi në masë i qytetarëve kundër…