Kosova pësoi humbje 2-1 në udhëtim te Sllovenia, duke rrezikuar kështu qëndrimin në Ligën C të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ u gjenden në epërsi në Lubjanë, mirëpo vendasit arritën të përmbysnin rezultatin në sekondat e fundit të takimit, me një penallti që cilësohet si e paqenë.

Tanët do të zhvillojnë takimin e fundit të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve më 18 nëntor, si nikoqir i Moldavisë.

Qëllimi kryesor i Përfaqësueses tonë në këtë sfidë do të jetë fitorja, ose më së paku barazimi, për të vazhduar qëndrimin edhe në sezonin e ri të garës më të re të UEFA-s.

Kosova kishte barazuar 1-1 ndaj Moldavisë në takimin e zhvilluar në Palermo të Italisë, e që ishte takimi i parë i sezonit të dytë të Ligës së Kombeve.

Tanët do të presin moldavët të mërkurën e javës së ardhshme nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, e që shpresojnë të shënojnë edhe fitoren e parë, në këtë sezon që ishte për t’u harruar, shkaku që kishim dy barazime dhe tri disfata.

Sllovenia është lider i Ligës C, Grupit 3 me 13 pikë, Greqia me 11, Kosova me dy dhe Moldavia me një sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Seferi do të përballet me kampionin e botës Kevin Lerena

Sefer Seferi do të ndeshet me Kevin Lerena për titullin e botës…

Hidhet shorti i Botërorit 2022

Spanjë-Gjermani është ndeshja më tërheqëse në grupe Spanjë-Gjermani është sfida më tërheqëse…

Argjentina ndalet nga Kili, Messi shënon, por si jep dot fitoren skuadrës së tij

Argjentina nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kilit…

Majlinda Kelmendi e fiton medaljen e dytë të artë në Abu Dhabi

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në grand slamin e…

Nora Gjakova në finale, ia siguron Kosovës edhe një medalje

Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka kaluar në finalen e xhudos në Lojërat…