Viktor Orban ka siguruar mandatin e tij të katërt si kryeministër hungarez. Të dhënat, ende paraprake, tregojnë për një fitore komode të partisë së tij Fidesz, ndërkohë që lideri i opozitës Peter Marki-zay dështoi në misionin e tij për të hequr nga pushteti liderin e djathtë, që drejton ekzekutivin nga viti 2010.

Zgjedhjet e fundit janë analizuar si më të vështirat për Orban edhe për pozicionin miqësor që ai ka me presidentin rus Vladimir Putin, të cilin ka ngurruar ta kritikojë hapur edhe pas agresionit të Kremlinit në Ukrainë.

Madje, vetë Orban e ka cilësuar sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, si një nga kundërshtarët e tij, të cilët ai do të duhet të kapërcente për të fituar zgjedhjet.

“Fitorja jone është aq e madhe sa mund të shihet nga Hëna”, deklaroi Orban në fjalimin e tij pas rezultateve paraprake. “Do të mbajmë mend këtë fitore sepse erdhi kundër shumë kundërshtarëve, nga e majta tek burokratet e Brukselit dhe vetë Zelensky”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vdes mjeku i parë nga koronavirusi në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook bëri…

Kosova në Olimpiadën 2021: Gjashtë të sigurt, mund të kualifikohen edhe të tjerë

Deri tash, Kosova ka vetëm një medalje Olimpike të fituar, saktësisht më…

Turqia me ambasador të ri në Shkup

Turqia ka emëruar ambasadorët e rinj në disa vende, përfshirë edhe atë…

“Vrasjet”, ASH: Maqedonia vend i pasigurt dhe i pambrojtur nga institucionet

“Pothuajse për çdo javë Maqedonia e Veriut zgjohet me një vrasje, plagosje,…

Një libër mbi injorancën për injorantin

Kur Shaqir Fetain e rrëmbejnë emocionet ai e humb kontrollin, e humb…