Finlanda ka njoftuar se do të zvogëlojë numrin e vizave turistike ruse që lëshon me 90 për qind, si shenjë e pakënaqësisë në rritje me luftën në Ukrainë.

Vendimi i shpallur sot nga ministri i Punëve të Jashtme Peka Havisto, është i fundit në një seri lëvizjesh të vendit si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Duke folur për gazetarët në Helsinki, Havisto tha se që nga 1 shtatori, vizat turistike ruse do të reduktohen në vetëm 10 për qind të numrit të lëshuar aktualisht.

“Vizat turistike nuk do të ndalen plotësisht, por numri i tyre do të reduktohet ndjeshëm”, tha ai.

Finlanda aktualisht përpunon rreth 1000 aplikime për viza ruse në ditë, sipas shërbimit publik Yle.

Një numër i vogël, por në rritje i anëtarëve të Bashkimit Evropian, kanë bërë thirrje publikisht për një ndalim total të turistëve rusë që të vizitojnë Evropën në përgjigje të luftës.

Anëtarët më të mëdhenj të BE-së, përfshirë Gjermaninë, e kanë rezistuar deri më tani idenë, megjithëse Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, ka premtuar të diskutojë më tej këtë çështje.

Suedia gjithashtu ka lëvizur drejt anëtarësimit dhe aktualisht 20 nga 30 anëtarët e NATO-s kanë miratuar anëtarësimin e dy vendeve.

“Përparësi do të kenë llojet e tjera të vizave, për vizitat me të afërmit, kontaktet familjare, punën, studimin”, shtoi ai.

“Nuk është e drejtë që qytetarët rusë mund të hyjnë në Evropë, në zonën Shengen, të jenë turistë… ndërsa Rusia vret njerëz në Ukrainë. Kjo është e gabuar”, tha dje kryeministrja e Finlandës Sanna Marin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Arrestohen në Morinë dy prishtinas, kishin futur në bagazh të makinës një 17-vjeçare

Policia e Shtetit të Shqipërisë, gjegjësisht shërbimet e Policisë Kufitare të PKK…

Haxhiu: Këta që sot shtiren kinse janë kundër fusnotës, kur ajo u instalua s’e thanë asnjë fjalë të vetme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po thotë se qytetarët e Republikës së…

Sot pritet kthimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Londra

Me çarter fluturim Londër-Shkup të organizuar nga Qeveria sot pasdite në vend…

Një vit pas referendumit për Marrëveshjen e Prespës

Zgjidhja e kontestit shumë vjeçarë për çështjen e emrit mes Maqedonisë së…

Pentagoni nis kërkimet për kurën e koronavirusit

Kërkimet në laboratorët e specializuar të ushtrisë amerikane Teksa koronavirusi po përhapet…