Rusia ka paralajmëruar se mundësia e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n do të çonte në “militarizimin” e rajonit dhe se Moska do të përgjigjet nëse aleanca do të vendoste armë bërthamore pranë kufijve të saj.

Zëvendësministri i Jashtëm Alexander Grushko tha se Rusia e di se NATO dëshiron të “militarizojë gjithçka që mundet”, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Ndërsa një tjetër gazetë ruse, RIA, e citoi atë të thoshte se zgjerimi i propozuar i NATO-s do të shkaktonte një “reagim politik” nga Rusia.

“Ai reagim do të bazohej jo në emocione, por në një analizë të plotë të situatës”, tha ai.

Suedia dhe Finlanda pritet të marrin pjesë në një takim joformal të NATO-s sot si të ftuar. Vendimi i tyre nëse do të aplikojnë pritet në ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Filipçe: Mbani 2 metra distancë kur komunikoni me njerëz ose shkoni në market

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në facebook ka…

Ukraina pengon një atentat kundër Zelensky

Ukraina pretendon se ka bërë të mundur pengimin e një sulmi ndaj…

Gjatë ditës së djeshme 28 persona janë shoqëruar në polici për mosrespektim të orës policore

Gjatë ditës së djeshme (3 Prill 2020) 144 persona janë futur në…

Shqiptari që lufton për Ukrainën kundër Rusisë: E bëj për demokracinë

Një 24-vjeçar shqiptar është në mesin e vullnetarëve në krah të ukrainasve…

Reagim i dobët i një hipokriti

Shaqir Fetai e priti në takim dhe me kënaqësi ia pranoi përshëndetjet…