Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar me 2 vite burgim dy gazetare të cilat kishin filmuar një nga protestat që shpërthyen në vend kundër regjimit të Presidentit Lukashenko.

Katerina Andreyeva 27 vjeç dhe Daria Chultsova 23 vjeç u shpallën fajtore për nxitje të protestave. Ato u arrestuan në muajin Nëntor në një apartament në Minsk teksa po transmetonin direkt një protestë, që sipas autoriteteve bjelloruse ishte e paligjshme.

Dy gazetaret punojnë për televizionin Belsat me bazë në Poloni. Ky televizion hodhi poshtë akuzat se transmetimi i pamjeve të servirura nga dy gazetaret, kishte shkaktuar bllokimin e transportit të autobusëve në kryeqytetin bjellorus.

Pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në muajin Gusht nga Alexander Lukashenko, në Bjellorusi nisën protesta masive kundër regjimit të tij duke akuzuar se zgjedhjet ishin vjedhur. Lukashenko qëndron në pushtet që prej vitit 1994.

Shtetet perëndimore nuk njohën rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa ndaj Lukashenkos dhe djalit të tij Viktor vendosën sanksione. Por protestat e nxitura nga opozita, ku në sheshe dilnin mbi 100 mijë protestues, u shtypën nga policia. Dhjetra qindra protestues, aktivistë e gazetarë u arrestuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Përkujtohet vrasja e dy fëmijëve në Dragobil të Malishevës, tri dekada më vonë askush s’është dënuar për këtë krim

Opinionisti Fitim Salihu ka përkujtuar dy fëmijë nga Malisheva që u vranë…

14 të vdekur dhe 473 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se…

“Veritas”, akuza të reja për punën e UT-së

Revista “Veritas” me akuza të reja për parregullsi në Universitetin e Tetovës.…

Naumovski: Në interes të LSDM-së është që kryeministri të jetë nga jashtë qeverisë aktuale

Ish-ambasadori dhe zv. kryeministri Vasko Naumovski konsideron se është në interes të…

Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, çift kishte ardhur nga Londra

Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…