Telegrafi merr vesh se ka nisur tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në rrugët në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se që nga 1 gushti, do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

Mirëpo një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të vendit filluan kundërshtimet e tyre duke vendosur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak.

Përveç barrikadave në veri pati edhe të shtëna me armë zjarri të cilat u konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, e disa qytetarë edhe u maltretuan në kufi.

Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

Ky vendim i Qeverisë për shtyrje të masës së reciprocitetit në rast të heqjes së barrikadave, erdhi pas një takimi që patën udhëheqësit e shtetit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vladimir Putin shkon në funeral me valixhen e dyshimtë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është filmuar duke shkuar në një funeral…

Putin “është çmendur”, BBC: Mund ta shtypë butonin vërtet! Lufta e Tretë në prag!

Sa herë bota mendon, “Jo, Putini s`mund të shkojë deri këtu, s`mund…

Gjermania i dërgon Ukrainës ndihmë ushtarake me vlerë 3 miliardë dollarë

Gjermania njoftoi të shtunën se do të dërgojë gati 3 miliardë dollarë…

Deputetët britanikë votojnë të premten për Brexit-in

Qeveria britanike ka planifikuar që të premten ta dërgojë për votim në…

Ukraina do të jetë në gjendje sërish të eksportojë energji elektrike

Ukraina do të jetë në gjendje të eksportojë energji elektrike për herë…