Tani për tani askush nuk mund të prognozoj se si do të lëviz numri i të infektuarve në bazë ditore dhe sa do të ketë për shembull për një javë, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
“Është shumë vështirë të thuhet, kemi supozime në lidhje me pikën kulminante, për atë se ku jemi në lakoren por tani kemi masa të reja. Sinqerisht shpresoj se do të ulim dukshëm numrin e pacientëve. Përndryshe, vlerësoj se pika kulminante me masat e tanishme dhe me të dhënat epidemiologjike do të mund të jetë një muaj nga sot”, tha Filipçe, përcjell SHENJA, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse për një javë numri i të sëmurëve mund të arrij nga 200 persona në bazë ditore.