Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë është kryer të premten mbrëma, por ajo vazhdon të luhet jashtë fushës.

Ka qenë një ndeshje shumë e tensionuar, ku pala serbe provokonte vazhdimisht futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

Nuk munguan thirrjet nga tifozët raciste dhe për vdekjen e shqiptarëve, derisa edhe trajneri i përfaqësueses serbe u kap nga kamerat duke sharë nënat shqiptare.

Federata e Futbollitt ë Kosovës ka nisur një ankesë në FIFA për fyerjet e trajnerit serb drejtuar nënave shqiptare, por edhe për thirrjet nga tifozët e tyre.

Kjo ka bërë që shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA të hap hetimet ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë.

Kjo pasi mund të ketë pasur shkelje të mundshme të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, sipas FIFA-s.

Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në ndeshje.

Ndërkohë sipas asaj që ka mësuar e përditshmja zvicerane Blick, nuk do të ketë asnjë procedim disiplinor ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson fiton betejën e parë ligjore të Ukrainës kundër Rusisë në Gjykatë

Rusia ka shkelur të drejtat e njeriut në Ukrainë dhe tani e…

Trump: Biden na ka sjellë në prag të Luftës së Tretë Botërore

Ish-Presidenti Donald Trump çeli fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit…

Pamjet tregojnë ndërtesat e goditura nga sulmet me raketa në Ukrainë

Qytete të ndryshme ukrainase vazhdojnë të përballen me sulme me raketa. E…

“Kamala Harris do të vdesësh”- Arrestohet gruaja që kërcënonte me vrasje Zv.Presidenten e SHBA

Një grua nga Miami është akuzuar se ka kërcënuar se do të…

Të premten do të varrosen katër të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë

Më 25 qershor do të bëhet varrimi i Dibran Dibranit, Zeqir dhe…