Fetai: Tani për tani po analizojnë gjithçka që është bërë në këtë institucion

Ushtruesi i detyrës Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetai, as sot nuk u përgjigj prerë se pse Rijaseti e shkarkoi paraardhësin e tij Sulejman Rexhepi.

Në pyetjet e gazetarëve nëse Rexhepi ka bërë ndonjë shkelje në BFI ose nëse u shkarkua për çështje private-familjare, Fetai tha se tani për tani po analizojnë gjithçka që është bërë në këtë institucion.

“Ne jemi në fazën e analizave administrative, analizave financiare, analizave të organizimit të jetës fetare dhe momentalisht nuk jemi nga ata që mund të flasim pa argumente.” tha Fetai.

Kjo përgjigje flet se vendimi i Rijasetit më 27 maj ka qenë i imponuar nga faktor jasht BFI-së!

Sa u përket zgjedhjeve në BFI për të zgjedhur drejtuesin e ri, Fetahu tha se për këtë do të vendosë Rijaseti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vdes 30-vjeçari pasi mori pjesë në ‘ahengun COVID-19’, mendonte se virusi ishte një mashtrim

“Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një…

Palmer thotë se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë më konkretë në realizimin e objektivave

I Dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë fjalës…

Hajdari: Reciprociteti me Serbinë është duke ndodhur

Ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se reciprociteti me…

OKB: Investimet ndërkombëtare do të bien 40% për shkak të koronavirusit

Vendet në zhvillim do të vuajnë më shumë, po të kemi parasysh…

Hahn: Mirë që edhe këtë herë qeveria ka qëllime evropiane

Eurokomisioneri dhe ish përgjegjësi për ecurinë e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së,…