Të dielën, së bashku me Qeverinë e Kosovës, Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ) dhe degët e saj në Kosovë dhe Ukrainë, AJK, NUJU dhe IMTUU, mirëpritën në Prishtinë Lyudmila Makey, gazetarja e parë ukrainase e pritur në Kosovë. Ajo u detyrua të largohet nga vendi i saj dhe do të vazhdojë punën e saj gazetareske nga Prishtina.

Kjo nismë është pjesë e programit të strehimit të gazetarëve ukrainas në mërgim, të nisur më 1 mars nga Qeveria e Kosovës. EFJ u bën thirrje qeverive të tjera evropiane që të ndjekin shembullin e Kosovës.

“Gazetarët ukrainas duhet të lejohen të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, në mënyrë që të informojnë opinionin publik botëror. EFJ u bën thirrje qeverive të tjera evropiane që të ndjekin shembullin e Kosovës, t’u ofrojnë strehim gazetarëve të kërcënuar ukrainas për të vazhduar punën e tyre në mërgim. Mos lejoni që Kremlini të imponojë heshtje përtej kufijve. Falënderojmë ngrohtësisht Kosovën që tregoi rrugën”, tha Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i EFJ-së.

Makey është e para në mesin e 20 gazetarëve ukrainas që Kosova do të presë në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë në Kosovë. Programi i financuar nga qeveria mbulon kostot e tyre të jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u mundësuar gazetarëve ukrainas të punojnë nga distanca. Aplikimet për programin Journalists-in-Residence Kosova janë ende të hapura.

“Oferta e qeverisë së Kosovës është përgjigja më e mirë ndaj agresorit rus, i cili po përpiqet të imponojë terror duke synuar gazetarët në Ukrainë dhe duke vendosur censurë të paparë në Rusi”, shtoi Gutiérrez.

Edhe Sindikata Kombëtare e Gazetarëve të Ukrainës u shpreh mirënjohëse ndaj Kosovës për mbështetjen.

“Sindikata Kombëtare e Gazetarëve të Ukrainës është shumë mirënjohëse për mbështetjen e Kosovës për gazetarët ukrainas”, ka reaguar sot Sergiy Tomilenko, president i NUJU.

“Shumë refugjatë ukrainas po kërkojnë një vend të sigurt në Evropë, duke përfshirë disa gazetarë që janë të detyruar të shkojnë jashtë vendit. Është shumë e rëndësishme që punonjësit e medias të ruajnë mundësinë për të vazhduar aktivitetet e tyre profesionale. Prandaj, iniciativa e autoriteteve të Kosovës për një program special të gazetarisë profesionale të titulluar Gazetari në Rezidencë në Kosovë është një projekt i shkëlqyer për të mbrojtur gazetarinë e pavarur dhe të vërtetë nga pushtuesit brutalë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Janë siguruar video-incizime”, Prokuroria prononcohet rreth vrasjes në Çair

Nga Prokuroria thonë se mbrëmjen e djeshme kanë kryer inspektim në Çair,…

BE kërkoi “divorcin” me gazin rus/ A mundet gazi amerikan ta zëvëndësojë? Si dhe sa kushton

BE-ja do t’i thotë lamtumirë furnizimit me gaz nga Moska brenda vitit…

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Seanca mbahet…

Ali Ahmeti nga Buteli: Unë nuk punoj për të fituar zgjedhjet e ardhshme, por për të bërë vepra të mira për shqiptarët

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale 2019, Bashkimi Demokratik për Integrim…

Përçarje dhe akuza në zyrën e avokatit të popullit

Përçarje dhe akuza në zyrën e avokatit të popullit. Numri dy i…