Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) i Shteteve të Bashkuara i ka hequr lejen kompanisë shtetërore kineze të telekomunikacionit, China Telecom, që të operojë në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur si arsye shqetësimet e sigurisë kombëtare.

Vendimi i së martës nga FCC-ja, agjencia rregullatore e të gjitha komunikimeve telefonike, të internetit dhe me video në Shtetet e Bashkuara, kërkon që filiali i kompanisë, China Telecom Americas, të ndërpresë të gjitha shërbimet brenda 60 ditëve, duke i dhënë fund operacioneve të saj 20-vjeçare në SHBA.

Agjencia tha se kontrolli i firmës nga qeveria kineze përbën “rrezik të konsiderueshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit”, pasi i jep asaj mundësi qasjeje tek komunikimet e SHBA-së dhe ndërprerje të tyre dhe rrjedhimisht i hap rrugën përdorimit të informacionit “për spiunazh dhe aktivitete të tjera të dëmshme kundër Shteteve të Bashkuara.

Një zëdhënës i kompanisë China Telecom, më e madhja e telekomunikacionit në Kinë, e quajti vendimin e FCC-së “zhgënjyes”, duke shtuar se kompania planifikon “të ndjekë të gjitha alternativat në dispozicion duke vazhduar njëkohësisht t’u shërbejë klientëve.”

Vendimi është masa e fundit e qeverisë amerikane për të kufizuar qasjen në teknologjinë dhe tregjet amerikane për kompanitë kineze të telekomunikacionit, që filluan gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump.

FCC-ja i përcaktoi kompanitë Huawei Technologies dhe ZTE si kërcënime të sigurisë kombëtare vitin e kaluar, duke i ndaluar qasjen në të dhënat e Shteteve të Bashkuara për shkak të shqetësimeve se mund të përdornin rrjetin e ri 5G për të përgjuar amerikanët.

China Telecom dhe dy firma të tjera shtetërore, China Mobile dhe China Unicom, u përjashtuan nga bursat amerikane në fillim të këtij viti pasi ish-administrata Trump dha një urdhër që ndalonte amerikanët të investonin tek këto firma./VOA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…