Drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha të martën se agjencia e tij beson se pandemia Covid-19 ishte “me shumë gjasa” e shkaktuar nga një incident në një laborator në Wuhan të Kinës.

“FBI ka kohë që ka vlerësuar se origjina e pandemisë ka shumë të ngjarë të jetë një incident i mundshëm laboratorik në Wuhan,” tha Wray në intervistë për Fox News.

Komentet e drejtorit të FBI-së vijnë pasi një raport në fillim të kësaj jave tha se Departamenti Amerikan i Energjisë kishte përcaktuar se një rrjedhje nga një laborator kinez ishte shkaku më i mundshëm i shpërthimit të Covid-19.

Sidoqoftë, agjenci të tjera brenda komunitetit të inteligjencës amerikane besojnë se virusi u shfaq natyrshëm në botë.

Gjatë intervistës, Wray akuzoi gjithashtu qeverinë kineze se po përpiqet të frenojë përpjekjet e SHBA-së për të hetuar shkaqet e pandemisë.

“Qeveria kineze ka bërë çmos për të penguar dhe turbulluar punën këtu, punën që ne po bëjmë, punën që po bëjnë qeveria jonë amerikane dhe partnerët e huaj të ngushtë,” tha Wray. “Dhe kjo është për të ardhur keq për të gjithë”.

Zyrtarët kinezë e kanë mohuar me zemërim pretendimin, duke e quajtur atë një fushatë shpifjeje kundër Pekinit.

Kurse, komuniteti shkencor e sheh si thelbësore përcaktimin e origjinës së pandemisë në mënyrë që të luftohet më mirë apo edhe të parandalohet një tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti: Plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të diskutohet në Ohër, nuk varet nga unë nëse do të ketë sukses apo jo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për takimin e 18 marsit…

Sot 26 viktima dhe 722 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë…

Takoi dy ish-drejtuesit e OVL UÇK-së pas dënimit nga Specialja, flet djali i Hysni Gucatit: Ata kanë pritur një vendim të tillë për disa arsye

Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtor ish-udhëheqësit e OVL e UÇK-së,…

Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) informon se sot edhe zyrtarisht Maqedonia e Veriut është bërë…

Zvicra bllokoi dërgimin e armëve spanjolle në Ukrainë

Spanja dëshiron të dërgojë armë në Ukrainë, por Zvicra po e bllokon…