Ende nuk ka një marrëveshje mes shumicës dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike ku duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së. Edhe pas takimit të fundit në Ministrinë e Drejtësisë mbeten dallimet kyçe rreth statusit të Prokurorisë së Katica Janevës dhe përdorimi i “bombave” si dëshmi në gjykatë.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska pas takimit të grupeve të punës ka deklaruar se mbeten dallimet rreth statusit të PSP-së dhe përdorimit të audio materialeve. Deskoska shpreson se deri në fillimin e procesit zgjedhor, ligji do të miratohet, por mbetet në qëndrimin se Qeveria nuk do të heq dorë nga pozicionet e saj.

“Këto janë dallimet kyçe që realisht në konceptin e qeverisë duhet të sigurojnë një PSP stabile që do të ketë ingerencat e saja, garanca në kryerjen e kompetencave, kështu që kjo pjesë tashmë është vënë në strategjinë e reformave në gjyqësor ku edhe kemi përkrahje nga Brukseli.” tha Renata Deskoska – Ministre e Drejtësisë.

Përfaqësuesi i opozitës në grupin e punës ka deklaruar se dallimet mbeten, por se ekziston disponimi që takimet e këtij formati të vazhdojnë.

“Këmbyem mendime, mbeten dallimet serioze në interpretimin e përmbajtjes së propozim-ligjit për prokurorinë, por gjithashtu u konfirmua se ekziston disponimi për konsultime të mëtutjeshme, me qëllim që të investojmë përpjekje të përbashkëta për të arritur një përparim të caktuar dhe një zgjidhje të mundshme.” deklaroi Antonio Miloshoski – VMRO-DPMNE.

Në këtë takim u bisedua për 65 amendamentet e VMRO-DPMNE-së për Ligjin për Prokurorinë Publike. Nga kjo parti thonë se njëzet prej tyre janë thelbësore kurse të tjerët janë teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dy persona gjenden të vdekur në banesat e tyre

Një person u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën…

VIDEO/Gruaja “çmend” pasagjerët që fluturuan nga Stambolli, kishte plan ta hidhte aeroplanin në ere me 5 bomba!

Një grua krijoi panik përgjatë një fluturimi nga Stambolli sot në mëngjes,…

“Janë siguruar video-incizime”, Prokuroria prononcohet rreth vrasjes në Çair

Nga Prokuroria thonë se mbrëmjen e djeshme kanë kryer inspektim në Çair,…

Gjenden mbetje mortore, personi kishte veshje ushtarake dhe emblemë të UÇK-së (FOTO)

Në fshatin Brekoc të Gjakovës në vendin ku janë të varrosur dëshmorët…

Kapen 300 kilogramë drogë skunk në Mal të Zi

Zyrtarët e Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave, së bashku me zyrtarë…