A ju kujtohen fletoret e kujtimeve? “Unë ndër mollë, ti ndër ftua, mos harro se të dua”, “Vij nga shkolla në shtëpi, mendjen e kam te ti”, “ha-ha-ha, hi-hi-hi, ta uroj vitin e ri”, “isha i sëmurë, isha duke ndejt, erdhe ti, më shnoshe krejt”… Tani kemi avancuar! Kemi edhe “përkujtimore elektronike”! Po si duket një e tillë? Veç hyni në fb-un e Shaqir Fetait, madje edhe më katastrofale, shikojani faqen zyrtare BFI-së që e ka shndërruar tërësisht në fletore kujtimesh të adoleshentit me buzë të shkrumbuar e me sy të përvuajtur! Subhanallah!

Nga Blerim Hoxha

Asnjë nga faqet zyrtare nuk mund të jetë më e pështirë se kjo aktualja e BFI-së? Faqet zyrtare janë për informacione të shpejtë që flasin për aktivitetin e firmës, të organizatës, të komunitetit, për aktivitete që i bëjnë nder organizatës, që i sjellin përfitime orgaizatës, që është një hajër i përgjithshëm!
Shaqir Fetai e përdor për t’i shëruar komplekset e veta! Shaqir Fertai ka zgjedhur avdallçe mënyrën e “heshtjes” së problemeve gjithnjë e më të mëdha, ka zgjedhur që të shpërfytyrohet në struc, i cili, nga frika di të reagojë duke e futur kokën në rërë, ndërsa b… e ngrit kah dielli!
Masat dhe mjetet populliste janë, pa dyshim, skema nga më të pa pëlqyerat nga një lider që është me tru normal, që ka një gram ndërdije! Po çka i duhen Shaqir Fetait këto masa populliste? Shaqir Fetai është shumë i ndërgjegjshëm për injorancën e vet, është shumë i ndërgjegjshëm për aftësinë e tij për të thurrur intriga, është shumë i ndërgjegjshëm për afinitetet e tij për përçarje, për vjedhje, për shkatërrim dhe degradim të vlerave të shëndosha. Është, tamam siç e kanë definuar disa miq e shokë që e njohin shumë mirë: “hafëz” i intrigave, “hafëz i rrenave”, “hafëz” i shkeljes dhe mosnjohjes së çdo norme institucionale, njerëzore, morale, fetare…
Shaqir Fetai e di fort mirë se si erdhi në krye të BFI-së, dhe, pa dyshim që këtë gjë e ka peng shpirtëror. Ai e di dhe e vuan tepër shumë tradhëtinë që ia bëri “babait shpirtëror”, H. Sulejman ef. Rexhepit, të cilit i shërbeu deri me një verbëri totale; ai e di fort mirë dhe e vuan së tepërmi faktin që e instaluan disa struktura të dyshimta dhe që nuk e meriton atë vend të cilin e uzurpoi. Shaqir Fetai është shumë i ndërgjegjshëm se shumë shpejt do të vie dita kur do të turpërohet kur të dalë edhe para familjes së vet të ngushtë; do të shpalosen të gjitha vjedhjet e tij, të gjitha dëmet e tij që ia ka bërë BFI-së, të gjitha lojërat që ia ka luajtur pas shpine Institucionit; Shaqir Fetai është i tmerruar nga fakti që ka zënë një pozitë për të cilën kurrë nuk ka qenë i denjë, ndërsa e ka lakmuar deri në mohim të islamit, vetëm e vetëm që të jetë në pozitë të vjedhjes si dhe të kamuflimit të biografisë së tij të zezë!
Këtu “fshihet” arsyeja se pse Shaqir Fetai ka aq shumë dëshirë të jetë “popullist”! Pse insiston në një “faqe zyrtare” përtplot me ”kujtime” që nuk i hynë asgjë në punë BFI-së. Ai nuk e ka mendjen te e mira e BFI-së, ai e ka mendjen se si të bëhet sa më “i pranuar” në masë! Prandaj, faqa zyrtare e BFI-së, është kopje e zbehtë e fb-ut të tij personal, është fletore turpëruese e kujtimev të një nxënësi të perjetshëm! “Sot, reisi priti nxënësin e vet”, “Sot reisi priti hafiz dudukun”, “Sot reisi ngushëlloi filanin”, “Sot reisi vizitoi profesorin e vet”, “Sot reisi priti ish-rektorin”, “… priti ambasadorin”, “… priti një delegacion rus”, “inspektoi punët e ndërtimit të xhamisë në Tunguzi”, “priti imamin e xhamisë në Pallçishtë, atë nga Çegrani, atë nga Vijena, atë nga Roma…” “Reisi vizitoi lokalin “Qevapçiçi” dhe ia doli të hajë dhjetë qebapa”… etj. etj.!
Të tillë tituj ke me bollëk, as me lopatë nuk mund t’i mbledhësh në atë “portal zyrtar” të BFI-së të cilën e ka shndërruar në paçavurë neveritëse. “Arkivi” nuk mund të shndërrohet në fletore kujtimesh të kota! Secili mysliman e di, si Zotin Një se, me ato ”ekzibicione” cirkuzante të Shaqir Fetait, Institucioni i BFI-së nuk fiton asgjë prej gjëje! Shaqir Fetai e bjerr kohën kot në BFI, Shaqir Fetai paguhet majmë, e shpenzon trash BFI-në vetëm për atë kohë që e humb duke u angazhuar për “kujtime” në fletorën e vet të turpshme! A ka më gjynah se të humbësh kohë, ta dëmtoshë buxhetin e BFI-së për të siguruar “pika populliste” siç e bën i gjori!
Shaqir Fetai do të sigurojë alibi që një ditë, kur do të nxirret para gjyqit për shumë vepra penale të tij, të thotë “po mua më kanë dashur! Ja, ja, çdo ditë kam qenë i vizituar”! Apo, ndoshta të justifikohet turpshëm para familjes së vet “kur unë vidhja e shkatërroja gjithçka në BFI, më donin, më vizitonin çdo ditë, nuk kishin vërejtje në veprimet e mia”!
Po pra, një ditë Shaqir Fetai do t’i involvojë dhe do t’i përshijë në krime të veta të gjithë ata që i shërbejnë si marioneta, të gjithë ata që e vizitojnë, “që e respektojnë”, “që e nderojnë” sa për t’ia pirë një çaj! Edhe në aspekt të çajit e të kafes Shaqir Fetai i kushton jashtëzakonisht shtrenjtë BFI-së! Pse a mos e ka futur ndonjë herë dorën në xhep të vet për ta bërë “një sevap” me këta që e vizitojnë duke i çuar në ndonjë “qevapçillnicë”!? Jo pra, se atje vizita merr kuptimin e takimit privat. Ky është njeri “zyrtar”! Është grykës i pangopshëm, siç po tregohet edhe përgjatë përdorimit të masave manipulative me “vizitorë” të shumtë që ia zbërthejnë në mënyrë të përkryer dashurinë e ndytë për popullizëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Qeveria të kërkon ndërhyrje urgjente te KPK-ja për çlirimin nga “prokurorët” avokat të krimit të organizuar!

 Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Ternava / Faktet dhe argumentet e dëshmojnë se qëllimisht grupet…

“White Paper” për Agjendën për Ballkanin Perëndimor 2030

Fjala e kryeministrit te Kosoves Albin Kurti në Tiranë në Samitin e…

Xheladin Murati: Kryeministri për 100 ditë është kryeministër për “të larë lesh”

Ish deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Xheladin Murati me mjaft revoltë ka…

Puçistët

Shkruan Bajram Selmani / Pak ditë pasi u falë namazi  i Fitër…

Kështu foli Shaqir Fetai (28)

Çka foli, përveçse u dëshmua edhe një herë, madje edhe më fuqishëm…