Shkelja e politikës së Facebook sa i përket gjuhës së urrejtjes ka çuar në bllokimin e faqes zyrtare të kryeministrit të izraelit, Benjamin Netanjahu.

Facebook-u njoftoi të enjten se rrjeti social e ka pezulluar faqen për 24 orë.

Duke e bërë “kurban” të gjuhës së urrejtjes, Facebook nëpërmjet faqes së kryeministrit izraelit i bën thirrje votuesve të parandalojnë krijimin e një qeverie të përbërë sikurse thuhej në postim: ”nga arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve, gra, fëmijë dhe burra”.

Ishte pikërisht ky postimi që shkaktoi zemërimin e politikanëve të opozitës.

Ndërsa në një intervistë për radion izraelite “Kan Reshet Bet”, sikurse raporton VOA, Netanjahu tha se bëhej fjalë për një gabim nga një përfaqësues i stafit të tij dhe se postimi ishte hequr.

Kryeministri izraelit Netanjahu po lufton për mbijetesën e tij politike në pritje të zgjedhjeve që mbahen javën e ardhshme. Ai po ushqen votuesit nacionalistë me gjuhë të fortë dhe premtime të një linje të ashpër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“O Zot, e goditi me thikë”/ Përleshje mes të rinjve në një park

Disa të rinj, të armatosur me thika kanë sulmuar një person në…

Forcat afgane dhe NATO-ja kanë vrarë më shumë civilë se talibanët

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, forcat qeveritare të Afganistanit dhe…

“Forbs”: Virusi korona ka zvogëluar numrin e miliarderëve

Në gjysmën e parë të muajit mars, 226 persona e kanë humbur…

Xhaferoviq: U bëjmë thirrje fqinjëve të mos përzihen në punët e brendshme të BeH

Kryetari i Kryesisë së BeH-së, Shefik Xhaferoviq, sot u bëri thirrje autoriteteve…

Zbardhet lista e të shkarkuarve, emrat e diplomatëve në “sitën” e Cakajt

Shkarkimi i një numri diplomatësh nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe…