Evropa duhet të rrisë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor për të kufizuar ndikimin e Rusisë.
Kështu tha të mërkurën ministri i jashtëm italian Antonio Tajani përpara ditës së dytë të takimeve të NATO-s në Bukuresht.
“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për paqen. Ne duhet të ndalojmë rusët në Ballkanin Perëndimor, ne kemi nevojë për më shumë Evropë,” tha Tajani, raporton Reuters.
“Ne duhet të mbrojmë të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor dhe afër Ukrainës, sepse është e rëndësishme në këtë moment të punojmë së bashku, Uniteti është i rëndësishëm dhe është një mesazh i fortë për Rusinë.”