Deputeti holandez në Parlamentin Evropian, Thujs Reuten, ka shprehur pakënaqësi me pozitën e bllokut evropian karshi qëndrimeve të Serbisë.

Sipas Reuten, presidenti serb Vuçiq e sheh BE-në si “bankomat”, derisa nuk përkushtohet për t’i përmbushur kërkesat e tyre në kuadër të procesit të dialogut.

“Shtetet e anëtarë të Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit se nuk mund të sillet më në këtë mënyrë. Në njërën anë ai e minon procesin e dialogut duke dhënë komente të forta se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen me Kosovën, e në anën tjetër pranon fonde të mëdha nga blloku evropian. Presidenti serb po e sheh BE-në si bankomat dhe kjo duhet të marrë fund. Për me tepër qeveria e Serbisë akoma nuk ka pranuar që t’i vë sanksione Rusisë për agresionin ushtarak në Ukrainë, prandaj ka ardhur koha që ai të zgjedh se në cilën rrugë do të shkoj”, deklaroi Reuten.

Teksa komentoi marrëveshjen Kosovë-Serbi, eurodeputeti tha se kjo do t’ia sigurojë vendit njohjen nga Serbia.

“Është e qartë se marrëveshja ne te ardhmen të qon tek njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia por tani është momenti që të dyja palët të fillojnë me zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Për Kosovën veçanërisht nuk ishte e lehtë që të pajtohet me ato pika të marrëveshjes, por tregoi gatishmëri për kompromise me Serbinë”, u shpreh ai.

Tutje, Reuten theksoi se nuk do të ketë një Republikë Serbe brenda Kosovës.

“Ekziston tashmë një Republike Serbe në Ballkan dhe kjo është shumë madje. Nuk do të lejohet edhe një Republike Serbe brenda Kosovës, prandaj të mos krijohet mjegull në opinion me artikullin e 7-të të marrëveshjes, ku bëhet fjalë për diçka tjetër. Ajo histori nuk do të përsëritet më. Kosova nuk e ka për obligim të krijoj diçka që përbën rrezik për sovranitetin e saj”, shtoi eurodeputeti holandez.

Krejt në fund, Reuten u bëri thirrje pesë shteteve skeptike të Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Një grua në Skenderaj shoqërohet në polici pasi rrahu ish-burrin

Një grua në Skenderaj është shoqëruar në stacionin policor, pasi që e…

Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kryeministrit…

“Shqipëria hapet totalisht në 1 qershor”

Shqipëria do të hapet plotësisht në 1 qershor, pa masa kufizuese anti-COVID,…

Ka filluar të bie numri i ukrainasve që kalojnë në Poloni

Numri i njerëzve që ikin nga Ukraina për në Poloni ka filluar…

Britania pritet të jetë vendi i parë në botë që do ta mposhtë COVID-in me vaksina?!

Britania do të jetë vendi i parë në botë që do të…