Banka Qendrore Evropiane (BQE) po bën përparim në përpjekjet e saj për të krijuar një version dixhital të euros ndërsa përdorimi i parave të gatshme bie dhe Kina përshpejton testimin e e-juanit të saj.

Banka qendrore njoftoi një testim dy vjeçar që do të shqyrtojë “çështjet kryesore në lidhje me hartimin dhe shpërndarjen” e euros dixhitale dhe do të analizojë ndikimin e mundshëm në treg.

Vendimi përfundimtar nëse do të prezantohet euro dixhitale do të vjen në vitet e më vonshme, raporton cnn.

“Duke pasur parasysh transformimin në dixhital që ka potencialin për të transformuar pagesat dhe madje edhe të gjithë sistemin financiar, bankat qendrore duhet të jenë të guximshme dhe të ecin në hap me kohën”, tha Fabio Panetta, një anëtar i bordit ekzekutiv të BQE.

Euro dixhitale nuk do të zëvendësonte paratë e gatshme, por do të funksiononte në të njëjtën mënyrë.

Në vend që të paguajnë për mallra ose shërbime me para ose kartela bankare, evropianët mund të përdorin formën elektronike të parave, të lëshuar nga Banka Qendrore Evropiane ose bankat qendrore kombëtare në një portofol dixhital.

Panetta tha se banka qendrore do të përpiqet të fillojë zhvillimin e euros dixhitale pas përfundimit të periudhës së hetimit. Ky proces tjetër “mund të zgjasë rreth tre vjet”, duke e vendosur Evropën në rrugën e futjes potencialisht të një monedhe dixhitale në vitin 2026.

BQE pranon që “shumë pyetje duhet të marrin përgjigje” përpara prezantimit të euros dixhitale.

Por banka qendrore beson se ia vlen të eksplorohet “për të siguruar që në epokën dixhitale, qytetarët dhe bizneset të vazhdojnë të kenë qasje në formën më të sigurt të parave, paratë e bankës qendrore”, tha presidentja Christine Lagarde.

Është gjithashtu e qartë se BQE-ja është e shqetësuar për pasojat e pritjes shumë të gjatë për të vepruar.

Në një fjalim muajin e kaluar, Francois Vilroa de Gallo, guvernatori i bankës qendrore franceze, tha se” paratë e bankës qendrore mund të lihen mënjanë, pasi përdorimi i parave të gatshme zvogëlohet dhe shfaqen monedha dhe shenja të reja dixhitale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…