Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët euroatlantikë duhet t’i shtojnë përpjekjet kolektive për të kundërshtuar veprimet armiqësore të presidentit rus, Vladimir Putin, tha i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

E njëjta ideologji e gabuar po e shtyn Kremlinin të parandalojë dhe ngadalësojë integrimin euroatlantik të Ballkanit, tha Escobar për të përditshmen malazeze, Vijesti.

Ai u bëri thirrje të gjithëve në Ballkanin Perëndimor që ta mbajnë Putinin përgjegjës për pushtimin e Ukrainës.

“Derisa shpaloset kjo katastrofë humanitare, ju duhet ta pyesni veten se për çfarë është gati Putin gjetkë në botë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, tha Escobar.

Duke ndjekur politikën e Bashkimit Evropian, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur sanksione kundër Rusisë më 1 mars, por nuk i ka marrë vendimet e nevojshme për t’i zbatuar ato.

Ndër të tjera, Qeveria nuk ka marrë vendim për ndalimin e mediave ruse, Russia Today dhe Sputnik, në Mal të Zi – për të cilën gjë është paralajmëruar nga BE-ja, e cila i ka ndaluar ato qysh më 2 mars.

Më 2 mars, Mali i Zi ka votuar për një rezolutë në Kombet e Bashkuara, e cila ka dënuar ashpër agresionin rus dhe ka kërkuar fundin e përdorimit të forcës në Ukrainë.

Rusia ka filluar pushtimin ushtarak të Ukrainës më 24 shkurt. Qeveria e kryeministrit malazez Zdravko Krivokapiq – pjesëtarë të së cilës janë cilësuar si pro-serbë dhe pro-rusë – është me mandat teknik që nga 4 shkurti, kur Kuvendi i Malit të Zi ka votuar një mocion mosbesimi kundër saj.

Më 3 mars, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka propozuar zëvendëskryeministrin aktual dhe kryetarin e Lëvizjës URA, Dritan Abazoviq, si mandatar për formimin e Qeverisë së re./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Covid-19, situata në Gjermani po del jashtë kontrollit

Masat e ashpra anti-Covid në fuqi edhe në ditët e festave nëpër…

Të shtëna afër një xhamie në Florida, një i vdekur

Një task forcë e marshallëve të SHBA’së kanë vrarë një të arratisur…

Kuvendi voton pro kërkesës për shkarkimin e Ilir Metës

98 deputetë votuan pro kërkesës së mazhorancës për të shkarkuar nga detyra…

Sot pritet vendimi për rastin “Thesari”

Në Gjykatën Themelore Penale sot pritet aktvendimi për rastin “Thesari”. Kjo lëndë…

Qeveria pritet të shpallë gjendje krize në sektorin energjetik

Sipas njoftimeve, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot pritet të shpallë gjendje…