MPB ka parashtruar kallëzim penal në për vrasje ndaj 44-vjeçarit XH.S. nga Shkupi. Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për vrasjen e 46-vjeçarit N.A. nga Haraçina, të kryer më 31 mars të këtij viti në një kazino në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” në Shkup.

“Përkatësisht, me datë 31.03.2023 rreth orës 08:02, në kazino në Blv. “Mitropolit Teodosij Gologanov”, XH.S. me pistoletë ka qëlluar ndaj N.A.(46) nga fshati Haraçinë, me të cilin paraprakisht kishin luajtur në makineritë e kazinosë, pas çka N.A. iu nënshtrua plagëve të marra. Nga Departamenti për delikte të përgjakshme dhe seksuale, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, si dhe në bazë të ekspertizës, kanë konstatuar identitetin e autorit të krimit, si dhe kanë siguruar armën e zjarrit me të cilën XH. S. ka kryer krimin”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Adem Zogjani dërgohet në Hagë

Adem Zogjani, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…

G7 ndan 14 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe ShBA kanë thënë…

Uragani i rrallë Nicole godet Floridën, ndërpret energjinë elektrike

Rreth 215 mijë shtëpi dhe biznese në Florida kanë mbetur pa energji…

Çeliku: Shqiptarët kalben në burgje, kriminelët maqedonas në liri e në Hungari!

Gjyla Çeliku / Katica në arrest shtëpiak, lirohet nga burgu!!! Është koha…

Kurti sot në Turqi, pritet nga Erdogani

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet sot me presidentin e…