Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka shfuqizuar izolimin shtëpiak të të kthyerve nga vendet e huaja. Të gjithë personat që kthehen prej jashtë vendit, do të mbeten vetëm në karantinën shtetërore prej 14 ose 21 ditëve, ndërkaq më pas nuk do të jenë të obliguar që të qëndrojnë edhe në izolim shtëpiak, njofton Portalb.mk.

“Në këtë seancë është pranuar edhe propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin udhëtarët që hyjnë në Maqedoninë e Veriut prej shteteve të tjera, pas mbarimit të karantimit shtetëror prej 14 ose 21 ditëve, më nuk do të jenë të obliguar për izolim shtesë në shtëpi”, shkruajti në Fejsbuk kryeministri Oliver Spasovski.

Ndryshe, masa e izolimit shtëpiak u vendos për të parandaluar shpërndarjen e virusit korona nga personat që vinin prej vendeve të jashtme. Pasi e mbaronin karantinën e obligueshme shtetërore, qytetarët obligoheshin që të izolohen edhe në shtëpi. Në këtë rast, policia ka bërë kontrolle dhe në rast se nuk janë gjetur të njëjtit në shtëpi, janë gjobitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Der Spiegel”: Ballkani kërcënohet nga një konflikt i ri, pasojat do jenë të mëdha

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan.…

Tiranë: Protesta, gurë dhe kapsolle, policia lëshon ujë dhe gaz lotsjellës

Protesta e së enjtes e thirrur për të dytën mbrëmje pas vrasjes…

YouTube bllokon median shtetërore ruse RT në Ukrainë – pezullon mundësinë që ajo të fitojë para globalisht

YouTube ka bllokuar median shtetërore ruse RT në Ukrainë dhe ka pezulluar…

Ish-ministri i Jashtëm rus: Lufta në Ukrainë “një akt barbar”

Ish-ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozyrev e ka quajtur barbare luftën në…

Aksion policor në disa vendbanime shqiptare

Aksion policor në disa vendbanime shqiptare. Patrullime dhe kontrolle në rajonin e…