Shkruan: Skënder Mulliqi

Zgjedhjet e reja në Kosovë, legjitimuan një garniturë të re politike , shpresëdhënëse për ndryshime pozitive të gjendjes politike dhe gjendjes ekonomike, pas shumë vitesh të stagnimit. Ndërrimi i vertete i pushteteve pas një kohe të gjatë , per here te pare ka hapur perspektiva të reja, së më në fund do të luftohen krimi i organizuar dhe korrupsioni, dy fenomene këto që na kanë lënë mbrapa, na kanë varfëruar, kanë bërë që niveli i atyre që po kërkojnë punë të jetë i lartë, kanë bërë që të krijohet pa perspektivë për të jetuar në Kosovë. Të gjitha këto fatkeqësi do të thosha të cilat na gjetën, i faturohen një klase të pa përgatitur politike për sistemin shumë partiak pluralist, dhe për sfidat e fazës të tranzicionit.

Ata njerëz pushtetare qe iken ishin të pa përgatitur profesionalisht e moralisht, krijuan situata shumë të palakmueshme duke e futur vendin në kriza të një pas njëshme politike , institucionale dhe në kriza ekonomike, deri në zhbërje të shtetit. Ata ishin bërë pengesë e madhe e avancimit të proceseve demokratike dhe zhvillimore që i kërkon sistemi kapitalist liberal ne vend. U bën pengesë e madhe edhe e inkuadrimit të vendit në organizmat përkatëse të BE-së.

Mbetëm të izoluar e te bllokuar nga bota demokratike , mbetëm pa investime të jashtme , mbetëm pa njohje të reja , mbetëm pa zhvillim të industrisë së rëndë pa të cilën nuk ka zhvillim të një shteti. Të gjitha sistemet e jetës dhe të punës pësuan deformime e degradime të mëdha, të cilat bënë që të kemi stagnim në jetën shoqërore dhe politike në vend.

Ardhja e Kurtit në krye të Qeverisë dhe ardhja e Vjosës në krye të Presidencës , kanë ngjallur shpresat se vertete vështirësitë e shumta të natyrës ekonomike dhe sociale do të tejkalohen. Pastaj, çka është shumë e rëndësishme për Kosovën , është fakti së nuk do të lejohet më që Serbia të na dirigjojë në bisedimet të cilat pritën të vazhdohen , për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella. Tashmë Serbisë i janë dërguar sinjale të qarta nga Amerika e Joe Bidenit dhe nga organet tona të sapo formuara të shtetit, së ajo duhet të pranon pavarësinë e Kosovës, duhet që të përgjigjet për të pagjeturit , të përgjigjet për dëmet e luftës , suksesionin, dhe se do të paditët para Gjykatës Speciale për krimet dhe gjenocidin në Kosovë. Serbia nuk ka të bëjë kësaj radhe më njerëz të shantazhuar nga të dyja anët e kufirit, por ka të bëjë më dy personalitete të fuqishme , të cilët e kanë marre besimin e popullit në zgjedhjet plebishitare të 14 shkurtit.

Kanë marrë besimin e popullit se nuk do të lejohet të vihet në peshore sovraniteti dhe integriteti territorial I Kosovës. Nuk do të këtë kurre pazare dhe as nenshtrim lidhur me shkëmbime territoriale të Kosovës. Do të kemi procese të reja të integrimeve rajonale e veçmas më Shqipërinë , ku do të kemi politika dhe qasje pragmatike dhe strategjike afatgjata për dy vendet, të cilat procese natyrisht se do të na dërgojnë kah bashkimi real . Me këtë klasë të re politike , dhe më presidentin e ri të Amerikës, Biden , do të përfundojnë planet hegjemoniste ruso-serbe mbi 100 vjeqare karshi trojeve shqiptare të Dardanise se vjeter dhe Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kështu foli Shaqir Fetai (17)

Shaqir Fetai është duke themeluar nga e para “Bashkësi Fetare Islame”! Me…

Rushiti: Shaqir Fetai e rrenë edhe vetëveten e jo më myslimanët

A e dini pse rrenë Shaqir Fetai? Sepse është edhe injorant, por…

Kështu foli Shaqir Fetai (28)

Çka foli, përveçse u dëshmua edhe një herë, madje edhe më fuqishëm…

Shkërmoqja deri në asgjësim si mision

(Një persiatje motivuar nga shkrimi i fundit i teologut tonë të mirënjohur,…